Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo i cili po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.
Nënkryetari i PD-së ka sjellë në vëmendje dhe dy prej poezive të Bardhyl Londos.
Postimi i Gjekmarkajt:
Poeti Bardhyl Londo është semurë në njërin prej spitaleve të Tiranes !
Një lëngatë që e ndiejmë të gjithë si një çmërs që na godet fjalet, mendimet !
Një lajm i keq per vajzat e tij, të afermit dhe krejt kulturen e letersinë shqiptare e cila e njeh atë per bir ekselent të sajen.
Po kaq për ne të gjithë miqtë e tij që lutemi për shendetin e tij.
Ti na mesove mjeshter se ” Dashuria është monument që mbrohet nga njeriu” ndaj shpresoj sonte sadopak ajo e jona per ty të mbrojë nga tentakulat e lengates !
Mbahu mik ti që na binde se është e gjatë rruga nga trupi tek shpirti dhe se mes apokalipsit e Jeruzalemit triumfon Jeruzalemi!
Poezia shqipe nuk të lë ikesh, ajo pret librin tjeter nga ti!!
Ne të presim me putir në dorë per të marre “qortimin” e perqafimin e rradhes, për të qeshur me veten e të tjeret !
Mos na le gjatë të presim mik, ngrihu e eja….!!! Nuk duam të besojmë se një gjë e padukshme të mund ty !!
Të pamundur e kemi të besojmë që ti nuk mundesh të bësh shaka.
Naten të ikesh nga krevati me një pusulle per mjeket “faleminderit po s’kam nevojë per ju” ! Jemi të shumtë që të presim per tu punuar rrengun bluzave të bardha !!
Ndërkohë që ti ngrihesh, dy poezi të tuat po lexojmë !!
LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c’enderr hyn, valle naten,
nga c’enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.
Lerme te t’i puth syte serish
SERISH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.
T’putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
Firma : Bardhyl Londo
Nendor 1990. E merkure.
ATDHEU ESHTE DHIMBJE
Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s’eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!