• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

N/kryetari i PD-së i dedikon një shkrim prekës Bardhyl Londos: “Mos na le gjatë të presim mik, ngrihu e eja”

by Java News
11/02/2022 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo i cili po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Për të ka dedikuar një shkrim nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ashtu siç ai i ka mësuar se ” Dashuria është monument që mbrohet nga njeriu” sonte sadopak ajo dashuri për të ta mbrojë nga tentakulat e lëngatës.

Nënkryetari i PD-së ka sjellë në vëmendje dhe dy prej poezive të Bardhyl Londos.

Postimi i Gjekmarkajt:

Poeti Bardhyl Londo është semurë në njërin prej spitaleve të Tiranes !
Një lëngatë që e ndiejmë të gjithë si një çmërs që na godet fjalet, mendimet !
Një lajm i keq per vajzat e tij, të afermit dhe krejt kulturen e letersinë shqiptare e cila e njeh atë per bir ekselent të sajen.

Po kaq për ne të gjithë miqtë e tij që lutemi për shendetin e tij.
Ti na mesove mjeshter se ” Dashuria është monument që mbrohet nga njeriu” ndaj shpresoj sonte sadopak ajo e jona per ty të mbrojë nga tentakulat e lengates !
Mbahu mik ti që na binde se është e gjatë rruga nga trupi tek shpirti dhe se mes apokalipsit e Jeruzalemit triumfon Jeruzalemi!

Poezia shqipe nuk të lë ikesh, ajo pret librin tjeter nga ti!!

Ne të presim me putir në dorë per të marre “qortimin” e perqafimin e rradhes, për të qeshur me veten e të tjeret !

Mos na le gjatë të presim mik, ngrihu e eja….!!! Nuk duam të besojmë se një gjë e padukshme të mund ty !!

Të pamundur e kemi të besojmë që ti nuk mundesh të bësh shaka.
Naten të ikesh nga krevati me një pusulle per mjeket “faleminderit po s’kam nevojë per ju” ! Jemi të shumtë që të presim per tu punuar rrengun bluzave të bardha !!
Ndërkohë që ti ngrihesh, dy poezi të tuat po lexojmë !!
LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c’enderr hyn, valle naten,
nga c’enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.
Lerme te t’i puth syte serish
SERISH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.
T’putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
Firma : Bardhyl Londo
Nendor 1990. E merkure.
ATDHEU ESHTE DHIMBJE
Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s’eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!

Next Post
U dënua me 21 vite burg/ Avokati Beqiri: Mikja e Argitës e fundosi Izet Haxhinë! Një ‘politikani të pisët’ sot ju bë qejfi…

U dënua me 21 vite burg/ Avokati Beqiri: Mikja e Argitës e fundosi Izet Haxhinë! Një ‘politikani të pisët’ sot ju bë qejfi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com