• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha i keqpërdorur nga Greqia apo nga Beleri?

by Mero Baze
27/04/2026 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama e ka një talent të pamohueshëm ushtrimin e sportit të provokatorit, duke arritur të bashkojë gjithmonë nacionalizmin primitiv grek dhe Berishën. Kësaj ai del me lehtësi gjithnjë.

Këput ndonjë batutë në shtypin grek nga ato që çmendin të madh e të vogël dhe provokon rregullisht fushata të përsëritura histerike të nacionalistëve grekë, që futen sinkron me Berishën dhe Belerin në Shqipëri.

Nuk besoj se këtë gjë e bën me lehtësi kaq të madhe ndokush tjetër në Greqi, madje as mendjet më të mëdha liberale greke. Dhe ata kanë një drojë që të çmendurit duhen lënë në hallin e tyre.

Ky nuk lodhet së e bëri këtë. Herë u përmend heronjtë arvanitas, herë rojen shqiptar të Akropolit, herë u bën miting pa leje në mes të Athinës dhe marshon në krye të “ushtrisë” së emigrantëve shqiptarë atje, duke marrë 80 për qind të votave të tyre, dhe pastaj s’ka nevojë për gjë tjetër, se ata çmenden edhe kur i shkon në takim me pulovër kryeministri.

Kjo është hera e parë që Edi Rama ka ngjallur zemërim tek aleati i nacionalistëve grekë në Shqipëri, Sali Berisha, me një gjë serioze.
Pas paralajmërimeve të tij se do të ketë një dokument të ri të Partneritetit Strategjik me Greqinë dhe pas lavdërimeve të tij për gatishmërinë e kryeministrit Mitsotakis, ka një mërzitje të madhe nga Sali Berisha. Disa orë më pas ai konstatoi se Edi Rama ka shkatërruar marrëdhëniet me Greqinë.

Nuk është se Edi Rama ka shkëlqyer në avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Madje ai ka shkëlqyer në avancimin e raporteve të Shqipërisë me shumë vende evropiane, kryesisht falë aftësive personale për të krijuar miqësira të forta dhe për t’iu shërbyer kauzave politike të liderëve të fortë të Evropës, sidomos me çështje si ajo e emigracionit. Por me Greqinë nuk ka pasur suksese të tilla. Madje fuqia politike që Rama dëshmoi të kishte mbi emigracionin shqiptar në Greqi, pas mitingut të majit 2024, i futi më shumë në krizë politike marrëdhëniet me qeverinë greke.

Për këtë arsye, Greqia në mënyrë paradoksale ka pasur në Shqipëri këto vite më shumë aleat politik Sali Berishën, i cili bëri kal beteje elektorale Fredi Belerin, një delikuent i drejtësisë greke, i dyshuar për atentate vdekjeprurëse ndaj dy ushtarakëve shqiptarë më 1994. Kjo bëri që gjithë interesi grek për Shqipërinë dhe gjithë kauzat e së djathtës shqiptare të bashkohen rreth një figurine qesharake, i cili u përpoq të viktimizohej nga një arrestim i panevojshëm tre ditë para zgjedhjeve të vitit 2023, ku u kap duke blerë vota, por që arriti ta mbajë Greqinë dhe Berishën të bashkuar në sytë e shqiptarëve dhe të identifikuar me figurën e tij.

Kur e shikon gjithë këtë, e kupton pse Berisha thotë se Rama po shkatërron marrëdhëniet me Greqinë.
Nëse Rama ia del të ketë një dokument të ri të Partneritetit Strategjik me Greqinë, që do të thotë të ketë një ripërtëritje të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, nënshkruar nga Berisha dhe Stefanopulos, atëherë ai vërtet, nga gjithë historia me Greqinë, i lë Berishës vetëm Belerin.

Dhe kjo, në një farë mënyre, i jep të drejtë Berishës të alarmohet, pasi ai po ndihet i prerë në besë dhe i keqpërdorur nga Greqia, duke e bërë shërbëtor të një figure qesharake që për shqiptarët identifikohet me një “çetnik” grek.

Alarmi i tij se mos Rama i avancon raportet e Shqipërisë me Greqinë bazohet pikërisht tek frika se mos Greqia e lë Berishën përfundimisht si patronazhist të Belerit.

Nuk është se ka bërë ndonjë punë tjetër veç kësaj me dëshirë këto kohë, por ka menduar që përmes Belerit do ta mbante Greqinë në luftë me Shqipërinë. Ideja se Shqipëria me Greqinë mund të shkojnë mirë, madje më mirë se ky me Belerin, ia ka prishur terezinë.

Se të paktën të dal nga historia si i përdour nga Greqia nuk është keq. Po I përdorur nga Beleri, as Flamuri nuk pranon.

Next Post
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, nis sot gjyqi për dosjen 'Meta'! Ish-presidenti kërkon që seanca të transmetohet live

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com