Të hënën pritet të jenë në Kuvend të gjithë deputetët, edhe demokratët e dy kampeve të Bashës dhe Berishës për shkak të nisjes së sesionit të ri dhe fjalës që do të mbajë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan.
Po çfarë parashikon regullorja e parlamentit?
Në çdo sesion parlamentar Partitë kanë të drejtën për të ringrupuar apo bërë ndryshime në grupet e tyre parlamentare.
Ekzistojnë tre skenare sa i takon PD dhe përçarjes së krijuar mes deputetëve mbështetës të Bashës dhe të Berishës, raporton gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Skenari i pari Basha të çojë ndryshime të grupit parlamentar madje dhe ndryshime të emrave të drejtuesve të komisioneve që janë në dorë të PD-së, dhe anëtarëve të komisioneve të tjerë.
Skenari i dytë: Nëse aleatët do të mbajnë anë sa i takon zotit Berisha apo Basha. Ku do të grupohen apo do të ringrupohen në një grup tjetër parlamentar më vete, jashtë PD-së
Skenari tre: Berisha të ngrejë një grup të vetin parlamentar me mbi 7 deputetë, siç e përcakton regullorja.
Por rregullorja nuk përcakton nëse deputetët që përjashtohen nga grupi parlamentar mund të krijojë një grup parlamentar.
Nga 42 deputetë të PD-së ata që janë kundër Bashës dhe që janë shprehur hapur pro Berishës janë 15 deputetë.
Kanë shpëtuar nga penalizimet deputetët që ishin krah Berishës por nuk kanë qenë as në Komision e Rithemelimit e as aktivë në organizimin e protestës së 8 janarit.
Nuk është marrë asnjë masë për deputetët: Sorina Koti, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi.
Ndërkohë që Tomor Alizoti ka shprehur kritika dhe qëndrimin kundër edhe për Bashën dhe për Berishën.
/Ora/ a.r