• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i trishtë, mjeku i njohur Agim Karaj ndërron jetë në ditën e ditëlindjes së tij

by S T
25/11/2024 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Karaj, një prej emrave më të njohur në fushën e mjekësisë dhe onkologjisë në Shqipëri, ka ndërruar jetë në ditën e ditëlindjes së tij. I lindur më 25 nëntor 1950 në Tiranë, ai ishte një shembull frymëzimi për përkushtimin dhe pasionin e tij në profesion.

Përveçse i shkëlqyer në studime, ai spikati edhe në sporte të ndryshme dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Në vitin 1990, ai emigroi në Kanada, ku punoi me përkushtim dhe sakrifica për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe familjen e tij. Pas stabilizimit të familjes, në vitin 1996, Dr. Karaj u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të kontribuonte si shef kirurgjie në Spitalin Onkologjik deri në vitin 2015.

Në vitin 2008, ai themeloi spitalin privat “Amavita”, ku drejtoi me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentet e fundit të jetës së tij. Dr. Agim Karaj ishte një njeri i dashur, i thjeshtë dhe shumë i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve të tij. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, kolegët, pacientët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin.

Next Post
Ekzekutimi i Eduart Reçit/ Efektivi i policisë tentoi ta vriste biznesmenin e ndërtimit 6 ditë para krimit, por…

Ekzekutimi i Eduart Reçit/ Efektivi i policisë tentoi ta vriste biznesmenin e ndërtimit 6 ditë para krimit, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com