• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhen ‘strategët’ e opozitës: Fitorja e Trump na shpëtoi edhe neve, se donin të na merrnin peng

by A R
25/11/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbajtur sot mbledhja e Federatës së Opozitës me aleatët, në fokus të së cilës ishte pikërisht mbledhja e nesërme (26 nëntor) e opozitës në orën 17:00.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se opozita duhet të gjejë një strategji për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë duke përmbysur regjimin “Rama”.

Noka u ndal edhe te takimi i djeshëm i Kryeministrit Rama në Londër me diasporën shqiptare dhe me incidentet e shënuara gjatë këtij takimi.

Ai fajësoi kreun e qeverisë se angazhoi “falangat e krimit” kundër diasporës shqiptare.

“Si njeriu që ka shpopulluar Shqipërinë dhe e ka zhytur në varfëri, korrupsion e drogë, s’mund të përfaqësojë shqiptarët. Dje Edi Rama me falangat e krimit që angazhoi në Londër kundër diasporës shqiptare tregoi që nuk është i denjë. Tregoi fytyrën e tij të vërtetë.

Dhuna e djeshme dhe e kohëve të fundit, tregues i qartë të një qeverie të zhytur në krim dhe që po jep shpirt. Po përpiqet me dhunë e terror të mbajë pushtetin.

Është unike në historinë e Shqipërisë qeveria e Edi Rama se si është sjellë ndaj popullit të vetë. Jemi në një momentum krejt tjetër politik pas 5 nëntorit për PD, demokracinë, opozitën. Ky momentum është një shenjë shumë pozitive për ne që duhet shfrytëzuar. Konspiracioni kundër Shqipërisë e shqiptarëve, kundër demokracisë organizuar nga Soros dhe Rama s’mund të funksionojë më pas 5 nëntorit.

Falangat e Sorosit ishin drejtuar për të marrë peng opozitën shqiptare përfundimisht u pre me votën e qytetarëve amerikanë. Ky momentum është i rëndësishëm për ne. PD-së i vijnë në ndihmë dy rezoluta historike ajo e CDI dhe PPE, ku theksohet që në Shqipëri kemi një narko-shtet, që Shqipëria nuk është demokraci funksionale”, deklaroi Noka.

Ky i fundit theksoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë që do i japë Shqipërisë zgjidhje politike.

“Mosbindja civile është rruga e vetme për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile nesër në ora 17:00 në Tiranë. Do diskutojmë edhe hapin e nesërm dhe një strategji për më vonë si do funksionojë opozita për të detyruar regjimin dhe për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
4 telefona për të humbur gjurmët, kapet shpërndarësi i drogës në Durrës

4 telefona për të humbur gjurmët, kapet shpërndarësi i drogës në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

Tre hapa, 10 ditë dhe një takim në Abu Dhabi! Çfarë fshihet pas planit të ri për paqen në Ukrainë

September 25, 2026
Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

Aksident në Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin e mësuesve, tre të plagosur

September 25, 2026
Dhunoi çiftin e të moshuarve dhe bëri 80-vjeçarin për intubim, zbulohet e shkuara kriminale e Ilir Nukajt

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

September 25, 2026
Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

Çfarë fshihet në faqen 4 të mocionit të AfD-së

September 25, 2026
BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

BE-ja i tregon vendin Trumpit: Do ta mbrojmë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

September 25, 2026
Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

Prona e konfiskuar në shërbim të viktimave të dhunës, prezantohet Qendra e Emergjencës në Tiranë

September 25, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

KQZ pret Kuvendin, Celibashi kërkon rreth 300 punonjës shtesë për zgjedhjet vendore

September 25, 2026
Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

Drama e fshatrave në Mallakastër, për dekada të harruar mes kodrave për 10 km rrugë

September 25, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com