Ishte kthyer jo vetëm në tmerrin e fqinjeve, por edhe të babait të tij 82-vjeçar të cilin e dhunonte sistematikisht. Vuajtjeve të tyre u dha fund Policia e Tiranës që arrestoi 50-vjeçarin Edmond Vangjeli.
Ky shtetas dhunonte në banesën e tij babain, por prirjet e tij agresive nuk i vuajti vetëm i moshuari, por edhe dy fqinje të tij nën e bijë.
Sipas policisë, 50-vjeçari, prej kohësh përndiqte fqinjen e tij 24-vjeçare shtetasen me inicialet A.S.
E njohur me këtë situatë, nëna e të resë ka reaguar dhe i ka kërkuar llogari fqinjit të dhunshëm.
Por ai ka reaguar në mënyrë agresive ndaj grave.
Pas sinjalizimeve të mbërritura në Policinë e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i uniformave blu që e kanë arrestuar 50-vjeçarin.