Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta për aferën e inceneratorëve. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku përsëriti edhe njëherë se Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi.
Nënkryetarja demokrate foli me emra, duke kujtuar se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Tabaku e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari.
“Asokohe pak dihej për inceneratorët, por arritëm të evidentojmë shkelje të turpshme. Ende më kujtohet me sa lehtësi, mendjemadhësi u kujtua nga qeveria deri dje. Po ta shikosh këtë aferë duket sikur është fiks sinfonia e korrupsionit. Gjithçka nisi 7 vite më parë, me 17 hapa brenda një dite të vetme. Kështu me një të rënë të lapsit kompania do të fitonte një kontratë me çelësa në dirë a asnjë eksperiencë, pajisje. Një 26 vjeçare Stela Gugallja sot është në kërkim. Mendoni që i keni parë të gjitha? Gaboheni. Edhe qeveria vendosi të abuzojë sërish, duke i dhënë një tjetër incenerator Klodian Zotos. Inceneratori deri më sot ka marrë 23 milion euro, është i mbyllur. Kur me3ndon se qeveria ka zënë mend, jep një incenerator tjetër atë të Tiranës, qershia mbi tortë. E fiton Mirel Mërtiri.
Koncesioni i incneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. e gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra. Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, -u shpreh Tabaku.
g.kosovari