Është bërë si traditë në portalet online që përsëriten shkrime ose që paraqiten si shkrime të sapobotuara, artikuj organesh të botuara prej kohësh. Kjo, jo thjesht, po i dëmton burimet fillestare të artikujve dhe autorët por po e konfuzon realisht publikun. JAVA, ju propozon sërish një shkrim, të botuar kohë më parë prej saj, dedikuar vizitës së princeshave shqiptare në SHBA në Mars të vitit 1938, të cilat u shoqëruan atëkohë nga Ambasadori shqiptar në Uashington, shkëlqesia e tij Faik Konica…
Nga Ben Andoni/
Shtypi amerikan botoi shumë artikuj dhe intervista për vizitën e tre princeshave shqiptare në SHBA. Ishte marsi i vitit 1938. Motrat e Mbretit Zogu I kishin marrë udhëtimin e përtej oqeanit me një mesazh përshëndetje për bashkëatdhetarët shqiptaro-amerikanë. Ato patën shumë takime të rëndësishme, ku shprehën falenderimet e vëllait të tyre, Mbretit Ahmet Zogu dhe u përgatitën për të ndjekur meshën në Kishën Autoqefale shqiptare në Boston. Ja si e përshkruan këtë gazeta e njohur amerikane “New York Post” e datës 14 mars 1938.
“Princeshat shqiptare Ruhije, Myzejen dhe Maxhide morën pjesë në Meshën e së dielës në Kishën Ortodokse shqiptare të Shën Jorgos. Duke qëndruar të heshtura përpara altarit, princeshat myslymane, si vëllai i tyre, dëgjuan lutjet e Peshkopit Noli për Monarkun e Mbretërisë shqiptare…”
Princeshat shoqëroheshin nga i famshmi Faik Konica, që ishte ambasador i Mbretërisë Shqiptare në Uashington. Ato u takuan me shumë shqiptarë, që përshëndetën ardhjen e tyre dhe dërguan falenderime dhe urime për martesën e shpejtë të Mbretit Zog I me Konteshën Geraldina Appony.
Princeshat kryen disa vizita, por edhe ato u vizituan nga shumë përfaqësues të komunitetit shqiptar të Bostonit dhe rrethinave. Në suitën e tyre, në hotel ato u vizituan edhe nga Peshkopi Fan Noli. Pas qëndrimit, ku Noli shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Atdhe, ai dha disa deklarata shtypi për takimin e gjatë me Princeshat Shqiptare. Siç shkruan “New York Post” Noli i përshkroi Princeshat si “shumë tërheqëse”.
Vizitat e tyre u shoqëruan edhe me një propozim të veçantë nga producenti i famshëm Sam Goldëin. Siç njoftonte agjensia United Press, ai kërkoi të merrte princeshat e bukura shqiptare për xhirimin e një filmi për Mbretërinë Shqiptare. Për këtë i dërgoi edhe një kërkesë zyrtare Ambasadorit Faik Konica:”Dëshiroj të diskutojmë me Princeshat mbretërore për të marrë këshillat e tyre eksperte mbi procedurat e Oborrit Mbretëror për prodhimin e një filmi, ndërtuar rreth një Mbretërie mitike, të vogël, por të rëndësishme. Do të dëshironim të diskutonim dhe, nëse është e mundur, që princeshat të dalin në film, siç janë duke portretizuar hierarkinë mbretërore”. Por, ky propozim nuk u realizua dot për shkak të pushtimit fashist të mbretërisë shqiptare.
Vizita e Princeshave shqiptare zgjati disa ditë dhe solli kujtime të këndshme në dasmën mbretërore të 27 prillit 1938.
Ujku i vetmuar i Hollywood
Nga J. A. Aberdeen/
Samuel Goldwyn është unik mes themeluesve të Hollywood, ku ai ka dorën e tij në dy prej trusteve më të mëdha të filmit: Monopolin e Patentave të Edisonit (1915) dhe Oligopolin e studiove të Hollywood (1948).
Karriera e tij i dha jetë shumë brezave të produksionit filmik. Ai kishte një rol të rëndësishëm në formimin e dy studiove më të madha të Hollywood, “Paramount Picture” dhe “Metro-Goldwyn-Mayer”. Ai nuk vazhdoi për shumë kohë si menaxher ekzekutiv i studios së tij, duke e motivuar vendimin e tij për shkëputje si pjesë të paaftësisë për të bashkëpunuar me partnerët. Si përfaqësues suprem i Hollywood, ai e vendosi veten si një producent të pavarur. Kjo bëri që ai të arrinte që të formonte një kompani produksioni, që shpejt u bë modeli për të gjithë grupet indipendente që kanë lindur më vonë. Samuel Goldëyn është lindur me emrin Schmuel Gelbfisz. Ai ishte më i vjetri i gjashtë fëmijve të familjes, që jetonte në lagjen hebre të Hasidic në Varshëvaë. Ai ka ardhur në jetë gjatë verës së vitit 1879. Por, në çuditë e veta, ai rrjeshtonte edhe faktin që kishte lindur në vitin 1882?! Kur, Samueli ishte në moshën 15 vjeçare, babai i ka vdekur i jati. Prandaj, adoleshenti ka filluar një tur të gjatë nëpër Evropë. Ai ka emigruar në Angli, ku mbiemri i tij është anglinizuar në Goldfish. Ai jetonte me kushurinjtë deri pasi ka fituar shumë para në një kovaçanë. Ku për të gjithë kohën ka menduar vetëm Amerikën.
Dhe, fillimisht, 19 vjeçari Samuel Goldfish ka shkuar në Kanada. Mbasi është larguar që andej dhe për pak kohë ka jetuar në Manhatan, përpara se të vendosej në Gloversville në Upstate të New York. Ai punonte në një fabrikë dorezash dhe shpejt e ka treguar veten se është i zoti. Brenda pesë vitesh, ai është bërë i suksesshëm në tregun e dorezave në Neë York.
Në vitin 1913, pas një vizite në një kinema popullore ka filluar që të mendojë për karrierën filmike. Ai ka bindur kunatin e tij Jesse L.Lasky ( atëhere një producent) që t’i futej këtij bisnesi. Ata formuan Kompaninë Jesse L.Lasky Feature Play me një ëndërr shumë ambicioze për filmimin e imazheve të metrazhit të gjatë. Ata atëhere punësuan, dramaturgun Cecil B. De Mille për të drejtuar filmin e parë “The Squaw Man”.
Ndërsa De Mille ishte në detyrë si skenarist dhe Lasky ka shërbyer si producent, Samuel Goldfish kishte detyrën që të gjente blerësit e filmit, kuptohet përpara se ajo të mbaronte. Megjithëse ai nuk ka marrë asnjëherë kredi, partnerët e tij e kreditonin duke qenë të bindur pas çdo veprimi të tij. Suksesi i Kompanisë lindi bashkimin e saj me Adolph Zukor Players.
Por, në kohën kur u krijua Kompania e re me emrin Players-Lasky Goldfish, atij nuk i pëlqente që të merrej me rolin e shitësit. Kështu, filloi që të merrte një rol më të madh në produksionin e filmave dhe në administrimin e kompanisë. Ai është ftohur me partnerin e tij të ri Zukor dhe me kunatin Lasky dhe me studion më të madhe Mary Pickford dhe brenda disa muajve në vitin 1916, ai ka dhënë dorëheqjen. Duke shitur investimin e tij të fillimit prej 7500 dollarësh për 900.000 dollarë. E famshmja “Players-Lasky”, më vonë ka evoluar në emrin e njohur “Paramount Pictures”.
<a “=””>
Goldfish atëhere ka vendosur që të formojë një kompani të re, por këtë herë duke bashkëpunuar me familjen e njohur teatrale “Selwyn”. Sëbashku ata kanë shpikur emrin “Goldwin Pictures” për kompaninë, që është formuar në vitin 1917. Atëhere Samuel Goldfish e kaq dashur kaq shumë emrin e tij, saqë ai legalisht ka ndryshuar emrin e tij në Samuel Goldëyn në dhjetor të vitit 1918.
Ndërsa, Goldëin Picture po përhapej, ai ka gjetur shumë vështirësi në punën me mjediset shumë të mëdha të studios dhe me punën e tij me investitorët dhe partnerët. Edhe njëherë ai u detyrua që të shiste aksionet e tij me dëshirën që të bëhej thjesht një “Ujk i Vetmuar” në këtë industri. Ndërkohë aksionet e tij në Goldwyn Pictures janë kërkuar nga Metro dhe ka lindur një studio e re që do të quhej Metro-Goldwyn-Mayer (MGM).
Ndërkohë në vitin 1923, ai do të bëhej një producent privat dhe ka formuar Samuel Goldwyn, Inc. Ai ka thënë me këtë rast: “Unë e formova këtë sepse më duhej një kohë e gjatë për të shpjeguar planet e ia tek bashkëpunëtorët e mi; ndërsa tashti unë mund të kursej energjitë dhe kohën dhe do t’i vë këto në kërkim të filmave më të mirë”. Ai u bë shok i ngushtë me njerëz të tjerë të pavarur, veçanërisht me Çarli Çaplin. Në gusht të vitit 1925, ai ka filluar që të përhapë filmat e tij në të gjithë Amerikën.
Ndërsa shumë producentë të pavarur dështuan në përpjekjet e tyre, Goldwyn ka mbijetuar për më shumë se tridhjetë vjet, si një producent aktiv. Ai arriti që të merrej me çdo gjë vetë në filmat e tij. Ai ishte shumë fanatik, kur filloi puna për idenë e zhvillimeve të reja në kinematografi, duke insistuar se tregimi i historive ishte elementi i vetëm në suksesin e një filmi. Shumë producentë të tjerë të pavarur, që e kanë ndjekur David O. Selznick, Walter Wanger, duke futur në këtë rast edhe Walt Disney, kanë operuar në bizneset e tyre me modelin e Goldwyn. Kjo do të thoshte, njësi të vogla, që ndiqeshin nga një producent i vetëm, vetëm pak filma në vit, por të gjithë të klasit A. Dhe duke e marrë edhe në ditët tona për shumë nga produksionet më të rëndësishme private, kjo mbetet edhe sot një nga modelet për kompanitë e Hollivudit sot.
Një aktivitet i Princeshave shqiptare
Mbreti dërgoi tri prej motrave të tij të pamartuara dhe myslimane, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Mexhide, për një vizitë të papritur në zonën më veriore të vendit, përfshi edhe qytetin e Shkodrës, zona të cilat supozoheshin qendrat e mbeturinave të fanatizmit. Qëllimi i kësaj vizite ishte kryesisht të jepej një provë bindëse dhe e prekshme e mundësisë dhe prakticitetit të zbulimit të grave shqiptare, duke treguar para të gjithëve fytyrat e këndshme të motrave të Zogut. Të tri princeshat veshur me rroba të modës së fundit evropiane, me funde të shkurtra e të ngushta dhe me fytyra të lyera, qëndruan në Shkodër një javë të shoqëruara nga Juka, Aranitasi dhe nëpunës të tjerë shtetërore. Motrat bënë vizita nëpër shkolla, kisha, xhami, spitale, tregje, qendra arkeologjike dhe kaluan një kohë të mirë në takime me njerëz të ndryshëm. Aktiviteti ekonomik i Shkodrës u pezullua krejtësisht. Princeshat, të cilat deri në atë kohë kishin qenë praktikisht të mbyllura si robina në pallatin mbretëror dhe që deri atëhere dilnin në publik vetëm për ndonjë shëtitje me kalë, shoqëruar prej rojesh të armatosura nëpër rrugët e veçuara të Tiranës, në Shkodër dolën kudo hapur, duke dhenë darka e dreka, gjithmonë në praninë e fotografëve. Turneu pati jashtëzakonisht sukses.
Të gjitha motrat e Mbretit Zog, ato pa martue ishin në shërbim të shtetit, përshembull” Princesha Sanije, ishte kryetarja e Kryqit të Kuq; princesha Myzejen ishte Patronesha e lartë e Sportit;Princesha Ruhije ishte Patronesha e lartë e artit, Princesha Maxhide ishte patronesha e lartë e Turizmit.
Epilog
Vdekja e princesës Ruhije më 31 janar 1948, në spitalin francez në Kairo
Më datën 31 Janar 1948, në orën 6.40 pas dite Princesa Ruhije dha shpirt në Spitalin Francez në Kairo. Ishte dita e xhuma. Kur vdiq prezent ishte Mbreti Zog, Mbreti Faruk, Mbretëresha Geraldinë, Princ Omer Faruku dhe Princeshat. Bashkë me këta ishin edhe shumë miq të tjerë. Dhe, kuptohet se e gjithë suita e pallatit shqiptar aty. Si u bënë të gjitha formalitetet fetare, trupi u vendos në arkivol. Pastaj me ceremoni të madhe u dërgua në shtëpinë ku banonte Mbreti Zog. Dhe, për të gjithë atë natë, me qindra vetë dhe po ashtu gjithë trupi diplomatik dhe elita egjyptiane burra e gra, ishin grumbulluar në sallonet derisa u bë mëngjezi. Në atë kohë, të gjithë u shpërndanë për një orë për t’u veshur me xhaketa tai.
“Menjëherë erdhën nga Aleksandria Madhnia e Tij Mbreti Umberto dhe Mbretnesha Giovanna, Princi Ramonof, dhe e gjithë kolonia shqiptare në Aleksandri, shkruhet në kujtime. Në orën 11.00 filloi ceremonia afër Gropit Sulejmane Pashë. Para Xhamisë ishte vendosur çadra e zakonshme. Një skuadran kavalerie e shoqëronte karrocën dhe bashë me ta edhe një batalion ushtarë. Ndërsa kapanoni mbante prezencën e Mbretit Zog, Mbretit Faruk, Mbretit Umberto, Princit Trashëgimtar Mehmet Aliut dhe gjithë princat egjyptianë, Qeveria, Trupi Diplomatik. Pothuaj ishin më shumë se 5000 vetë në Funeralin, ku u varros në Teqen Mangalli”.
Pasi u mbarua ceremonia e varrimit, të gjithë deshën t’i jepnin dorën Mbretit Zog. Por, ai ju tha se me zakonet shqiptare dora jepet tek shtëpia. “Dhe, sonte do të jepet një përshpirtje në Xhami dhe do të hamë një darkë në Hotel Shpettë”, u tha ai të pranishmëve. Kështu e shoqëruan Mbretin të gjithë deri tek shtëpia. Aty një pjesë qëndruan në sallone, një pjesë në Bahçe dhe më vonë të gjithë shkuan në Xhami. Si ata që ishin Mohamedanë e të tjerëve u tha në ora 9.00 të mbrëmjes të shkonin në Hotel Shepet. Aty ishin rezervuar sallone për 260 vetë me të gjitha gjërat.
“Nuk mund të lihet pa u shënuar bujaria tepër burrnore e miqësore e Madhnis Tij Mbretit Faruk, që vepra e Tij, në këtë rast mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e gjithë shqiptarëve. Ai, shkruan adjutanti i mbretit- bëri më tepër se duhej bërë, si në çadrën, por dhe në ceremoninë ushtarake e të tjera”.
Mbreti Zog për 10 ditë me rradhë priti vizita në Kairo. Atij i vinin nga të gjitha anët, telegrame, letra me mijëra. Prej këtyre, ato që ishin të nevojshme, menjëherë u falenderuan. Dhe, sa për të tjerët, përgjigja u bë më vonë kur u kthyem në Aleksandri, sepse atje kishim të gjitha arshivat.
Ajo që ishte interesante në këtë kohë kishte të bënte me faktin që: Përgjigjet e notave që ju ishin dërguar Shteteve përsa i përkiste emigracionit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Australisë, Kanadasë të gjitha na ishin përgjigjur. Ne edhe i patëm njoftuar komisariatit P. në Gjenevë, që ishin pranuar. Madhnia e Tij Mbreti Zog, me gjithë Mbretëreshën e Princeshat, si dhe Suitën më datën 12 shkurt 1948 u kthyen në Aleksandri. Aty edhe një herë u dha një pritje për koloninë shqiptare, e greke për ngushëllime. “Më vonë Mbreti u qetësua, shkruan adjutanti- por asnjëherë nuk ishte i qetë se sa mbarohej një gjë dilte një tjetër, gjithmonë me telashe”.
***
Naltësia e Saj Princesha Nafije, shkruhet në kujtime,-më datën 27 Mars 1955 në Hotelin “Mediterrane” dha shpirt, nga një sëmundje e gjatë. Janë bërë të gjitha ceremonitë fetare e të varrimit mjaft mirë dhe zyrtarët vendas nuk na penguan aspak. Përkundrazi, u nderua kudo xhenazeja. Ajo u varros në Kairo pranë të motrës që kishte ndërruar jetë në Kairo, Princesha Ruhije më 31 Janar 1948. Varri i të dyjave është në Teqen “El Mangauli”.
Ngushëllimet Madhnis Tij Mbretit Zog ju bënë prej gjithëkundi, nga miqtë e të huajt si dhe nga shqiptarët. Natyrisht, në Funeralin e Varrimit morën pjesë të gjithë princeshat; Oborri Mbretnor e shumë miq. Ishte, dhe e gjithë kolonia shqiptare në Egjypt dhe këtyre u shtoheshin edhe me mijëra telegrame që na vinin nga Shqipëria, Amerika, Anglia, Franca, Italia, Greqia, Turqia, Australia, Kanadaja e prej vendeve të tjera.
Aktivitet i Princeshës Ruhije
Në shenjë përpjekje për të treguar se Shqipëria po bëhej një monarki e tipit perëndimor, Zogu kishte urdhëruar edhe themelimin e shoqërive dramatike dhe korale dhe duke përfituar nga rasti i ditëlindjes së tij, u përpoq që një gjë e tillë t’ia bënte të njohur botës. Për këtë u organizuan disa shfaqje teatrale, të cilat u vunë në skenë prej Entit Kombëtar nën drejtimin e Rexhep Jellës, prefektit të Tiranës.
Shoqëritë Korale e Korçës dhe shoqëritë Filodramatike të Shkodrës, Elbasanit, Bilishtit dhe Durrësit u sollën në Tiranë dhe dhanë shfaqje në Teatrin Kombtar, në praninë e mbrojtëses së lartë të arteve, Madhërisë së Saj, princeshës Ruhije, njëra prej motrave të Zogut.
Dhënia e fondeve për ndërtimin e projekteve të ndryshme ishte një prej fushave ku ra edhe më tepër në sy ekstravaganca mbretërore. Filantropistja e njohur britanike dhe albanologia angleze Edith Durham, shprehu shqetësim gjatë viteve të para të monarkisë lidhur me mënyrën e shpenzimit të të hollave, që Shqipëria merrte hua nga Italia, të cilat prisheshin pa kriter. Për këtë ajo i ankohej përfaqësuesit të Shqprisë në Ëashington Faik Konicës:
“Jam e shqetësuar për gjëndjen e Shqipërisë. Nuk më pëlqen borxhi i madh në të cilën ajo ka hyrë ndaj Italisë. Italianët nuk janë njerëz te të cilët mund të besohet shumë dhe nuk shoh sesi shqiptarët do të arrijnë t’i ndalojnë ata së pushtuari ndonjë prej porteve të Shqiprisë, në shenjë raprezaljeje për mospagimin e të hollave në kohë prej tyre. Për mendimin tim do të kishte qenë një veprim shumë më i matur të mos ndërtoheshin pallate dhe ndërtesa qeveritare dhe të shmangej defiçiti i madh publik”.
Si Hollywood u propozoi Princeshave shqiptare
Një nga legjendat e Hollywood-it, Samuel Goldwyn u kërkoi nëpërmjet Faik Konicës, princeshave shqiptare, për të qenë personazhe të një filmi të tij. Princeshat do të ishin karaktere reale të filmit të tij dhe do tregonin imazhin ndryshe të Shqipërisë. Filmi nuk u realizua për shkak të pushtimit të Shqipërisë
Ben Andoni
Nuk ishte çudi, që vizita e princeshave shqiptare, të ngjallte çudi në Amerikën e vitit 1938. As më shumë e as më pak, ato përfaqësonin një nga monarkitë më të re të kohës, që po mbijetonte. Për sytë e të interesuarve të medias, ato ishin përfaqësuese të një vendi me një tingull shumë ekzotik. Në mes të Evropës, ai vazhdonte të ishte një nga vendet, që të ngjallte kërshëri për shkak të mungesës së vajtueshme tw infrastrukturës dhe varfërisë.
Ngaqë, përfaqësonin një zë të veçantë në këtë shoqëri shqiptare të kohës, ato janë ndjekur në turin e tyre nga “New York Post”, apo nga agjensia “United Press”. Ky interes mund të justifikohej, meqë ato ishin pak të njohura dhe përbënin një fokus interesant në anën tjetër të Atlantikut. Përmes rreshtave të shpeshta tw lajmeve për to, ka të ngjarë që të kenë dalë edhe njohuritë e para të Goldwyn, për monarket shqiptare. Samuel Goldwyn, në ato momente, ishte njeriu që kishte fituar shumë emër si producent në Amerikë. Ai ishte padyshim sfida e filmit amerikan, në epokën ku kishte hyrë kinematografia amerikane. Nga ana tjetër, motrat e Mbretit të ri shqiptar, që nga ana e tij, në pak vitet e ekzistencës, luftonte për të forcuar një shtet me skeletin ende të dobët do të ishin padyshim një subjekt i këndshëm për filmin amerikan. Që në atë kohë vazhdonte të konkuronte me sukses në SHBA. Në fakt, vendi nga vinin princeshat me emrat muslimane, nuk ishte krejtësisht i panjohur për median amerikane. Kuptohet se deri atëhere nuk kishte ngjallur ndonjë emocion në Hollywood, por jo nw median e shkruar. Duhet thënë se diçka ishte bërë në vitin 1929, kur ishte realizuar filmimi i parë me zë në këtë vend. Kur monarkia shqiptare, në përvjetorin e parë të festimeve të saj, kishte organizuar një festim, që ishte ende shumë mbreslënës për gjunjët e dobëta të shtetit 17 vjeçar. “E gjithë kjo shfaqje, shkruan Fisher,- e cila u filmua rastësisht prej shoqërisë ‘Fox Movietone News’, gjë që përbënte edhe filmimin e parë me zë në Shqipëri, i kushtoi qeverisë më shumë se një milion franga ari”. Kjo shumë ishte marramëndëse, po të kujtosh se vetë buxheti i shtetit shqiptar ishte 36 milion franga ari. Por, ishte pak për synimet e shtetit shqiptar për të treguar shkëlqimin e zbehtw tw tij. Ndoshta këto ishin impulset e para, që kishte marrë Goldwyn, në propozimin e tij të parë, që u bëri princeshave simpatike, në SHBA. Ato përfaqësonin patronate të ndryshme në Shqipëri, falë fuqisë së të vëllait monark. Ruhija ishte e njohur, në vendin e saj për patronazhin e kulturës, Maxhideja për Turizmin, ndërsa Myzejeni për sportin. Kuptohet për Goldwyn, veçoritë e tyre nuk kishin ndonjë rëndësi shumë të madhe. Atij i interesonte thjesht filmi që do të “ndërtohej rreth një Mbretërie Mitike, të vogël, por të rëndësishme”. Kështu, i shkruante ai Faik Konicës, që duhej të negocionte për të realizuar qëllimin e tij. Nuk dihet më shumë përgjigja e kësaj letre, ndërsa duket se ajo është bluajtur gjatë nga Familja mbretërore shqiptare. Të tre princeshat ishin të njohura dhe për një fakt tjetër, ato kishin qenë bashkë në të gjitha iniciativat e vëllait të tyre, për të treguar imazhin ndryshe të Shqipërisë. Ato, në parakalimet e ndryshme rinore, kishin qenë të parat, që kishin veshur uniformat “alla-frënga”, ndërsa Mbreti i kishte paraqitur ato për herë të parë publikisht me uniforma të ngushta, kur donte që të tregonte reformën e tij për modernizimin e jetës shqiptare, në një nga pjesët më fanatike shqiptare. Të tre gratë simpatike, në ato ditë kishin dalë kudo të zbuluara dhe duke u munduar që të tregonin sa më shumë emancipim. Një gjë e tillë, kuptohet nuk i ka bërë shumë përshtypje, disa vjet më vonë Goldwyn. Ai i kishte njohur princeshat, kur ato kishin një profil të tyre dhe shkalla e emancipimit të tyre ishte e lartë. “Do të dëshironim të diskutonim dhe nëse është e mundur që princeshat të dalin në film, siç janë duke portretizuar hierarkinë mbretërore”, i thotë ai Konicës. Në ato vite Goldwyn ishte padyshim në pjekurinë e tij të plotë artistike. Për më tepër, “Ujku i Hollywood”, i pëlqente që të ecte përmes rrugëve, ku nuk shkonin të tjerët. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet, që do të justifikonte një nga fabulat e tij, ku ai ka dashur që t’ia kushtojë kësaj familje të çuditshme, që ishte në kontinentin nga ku kishte lindur.
Të tre princeshat e këtij vendi varfanjak, që në hartë nuk të ndihmonte as lupa , çuditwrisht dinin që të kalëronin, dinin që të vozisnin makinën dhe përveç kësaj falë angazhimit në jetën kulturore-sportive duhet që të kishin një formim të mirë. Në kronikat e kohës është disi e vështirë, që të mësosh për këtë, për shkak se vendosja e tyre në aktivitete ishte korteziale. Përpos paraqitjes së tyre, e cila nga fotot shqiptare të kohës, duket se ishte tejet moderne për mjedisin anarkik ku jetonin . Kjo e bënte mbretin, që përmes imazhit të tyre, të tregonte edhe një fytyrë ndryshe të shtetit të tij. Ai ndërkohë kishte marrë shumë këshilltarë, që vëzhgonin nga afër disa fusha dhe ishte plotësisht i besueshëm, që të motrat e tij, të kishin një rol të mirë.
Por, nuk është çudi që ato të kenë lënë pas edhe imazhin e grave ekstravagante për kohën, gjë e cila është reflektuar edhe në imagjinatën e njeriut, që ishte në avangardë të filmit në Botë. Nuk dihet sesi vajti letërkëmbimi për filmin në Hollywood, të Princeshave shqiptare. Në momentet, kur ato kanë menduar për filmin, ku do të ishin protagoniste dhe ku imazhi i tyre do të ishte i pranishëm në shumë kinema në Botë, Italia kishte filluar që të mendojë për pushtimin e Shqipërisë. Të tjera plane shtroheshin për zgjidhje edhe para princeshave shqiptare, që nga ana e tyre, duhej të mendonin për plane të tjera.
Dhe dështimi i kësaj ndërmarrje të njeriut të Hollivudit “u finalizua” në ditët e prillit të vitit 1939, ato ditë, ku karvani i Princeshave, bashkë me oborrtarët e Mbretërisë shqiptare bashkë me titujt e tyre, largoheshin për herë të fundit nga Shqipëria.
Goldwyn mundi të jetonte deri në vitet ’70, ndërsa Princeshat shqiptare, që do të shkonin përsëri pas lufte në Amerikë, do të vdisnin njera pas tjetrës para viteve ’70. E gjitha kjo histori e pashkruar e Goldwyn shërbeu si një ëndërr hollivudiane e mbetur në sirtaret e monarkisë shqiptare.