• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vilat e mamave

by Artur Ajazi
21/11/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI
SPAK-u së fundi, po nis goditjen ndaj pasurive të pajustifikuara. Vila, pallate, dyqane, biznese, dhe miliona euro në banka, që nuk kanë asnjë mundësi të justifikohen nga poseduesit e tyre. Prej kohësh, ato vila, pallate e pasuri të tjera janë bërë me hipotekë, por jo në emrin e blerësve realë, por të mamave, baballarëve, vëllezërve, kunetërve, e soj e sorrollop. Moda më e fundit, është përshtatur për të fshehur “gjurmët”, dhe sapo të kalonte “furtuna” spakiste, ato natyrisht do ti riktheheshin të zotit. Para dy ditëve, SPAK-u, sekuestroi 2 vila tek Kodra e Diellit. Jo të ministrave, apo ndonjë biznesmeni që ka 30 vjet që merret me aktivitet tregetar të ndershëm, por të mamasë së Monika Kryemadhit. Ishin 2 vila, me mbi 800 metra katrore siperfaqe, në zonën më të bukur, më të shtrenjtë dhe më të lakmuar të Tiranës. Mamaja ime (ndjesë pastë) punoi 47 vjet në vende të ndryshme pune në kohën e Enverit, po ashtu edhe babai im ish-ushtarak i lartë, dhe ishin me rroga goxha të mira. Por nuk arritën të blenë as apartament të ri, dhe jo pastaj vile, tek Kodra e Liqenit, apo e Diellit. E them këtë sepse, sot po na dalin plot pensionistë, që na paskëshin “kursyer” para nga rroga dhe pensioni, dhe na paskëshin blerë vila, pallate, ..etj..etj. Skenarë të tillë tranzicioni, Europa i ka kaluar prej vitesh, por makinacionistët shqiptarë, paskan adoptuar gjëra të vjetra, duke mos gjetur mundësi të reja. Një pensioniste me një pension mujor 200, 300 apo dhe 400 euro në Shqipëri, na paskësh “kursyer para, dhe paska blerë vilën 350 apo 500 mijë euro tek kodra e Diellit”. Këto gomarllëqe, nuk i përtyp as kafsha më budallaqe, dhe jo më pastaj SPAK-u, kjo strukturë strikte, dhe e specializuar hetimore. Madje, do të thosha se SPAK-u, është vonuar ca si shumë, në procesin hetimor të pasurive të paligjshme të shumë politikanëve. Ligji është mbi gjithçka. Eshtë mbi politikën, miqësinë, postet dhe ofiqet që kanë mbajtur dhe mbajnë sot njerëzit e politikës. Vilat e mamave dhe pallatet e kunetërve, nuk mund ti gëzojnë më ata që abuzuan për 30 e ca vjet me pushtetin, postin, dhe i zhvatën këtij vendi dhe këtij populli, edhe qindarkën e fundit. Nuk ka asnjë justifikim si “ tokë e shitur” apo “pronë e shitur në fshat”, që mund të justifikojë një vilë 500 mijë euro, apo dhe 1 milion euro pasuri. Ata që dje erdhën në Tiranë me çorape nejloni, dhe valixhe druri të mbërthyer me gozhdë, dhe papritur u superpasuruan, nuk mund të hiqen sot se “janë viktima të Edi Ramës”. Jo, ka ardhur koha të shpaguhen të gjitha. Ka ardhur koha të paguajnë para ligjit, çfarë i kanë bërë ish-pronarëve, duke u rrëmbyer pronat, çfarë u kanë bërë shqiptarëve, duke u vjedhur hapur paratë, apo dhe këtij vendi, duke i rrjepur fushat, kodrat, malet, lumenjtë, ajrin dhe ujin. Vilat e mamave, ka ardhur koha ti kthehen pasuri shtetit, të vobektëve, shtresave në nevojë, që vuajnë picirrin për një dhomë ku të fusin kokën, kurse zonja Monikë na kishte dhe ka edhe sot pas sekuestrimit, vilë madhështore me 5-6 banja për macet e saj.

Next Post
Erë e fortë, dallgë deri në 2 metër në bregdetin e Durrësit

Erë e fortë, dallgë deri në 2 metër në bregdetin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

November 5, 2026
Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

Franca përsëri në grevë kombëtare, Sindikatat kërkojnë rritje pagash dhe ndryshim të buxhetit 2027

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In