• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Java Globale e Sipërmarrjes / Mane inkurajon të rinjtë: Ju mbështesim për çdo hap dhe ide

by A R
21/11/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u takua me të rinjtë e programit “B4Students” për të folur për biznesin, sfidat dhe vështirësitë që e shoqërojnë, si dhe për “paketën” e tipareve që duhet të ketë një sipërmarrës i ri.

“B4Students” është një program i krijuar posaçërisht për studentët nga Fondacioni Mane, për t’i aftësuar profesionalisht dhe për t’i lidhur ata me botën e biznesit. Mes të rinjve të pranishëm në takim, ndodheshin ata të cilët aktualisht po ndjekin studimet dhe kryejnë internship në kompanitë e Grupit BALFIN; studentë që prej pak kohësh kanë fituar statusin e punonjësit, po në BALFIN, por mbi të gjitha të rinj të cilët duan të jenë pjesë e botës së biznesit me aftësitë dhe idetë e tyre inovatore.

Samir Mane ndau me ta rrugëtimin e tij personal, ndërsa theksoi rëndësinë që Grupi BALFIN dhe Fondacioni Mane i kushton të rinjve ambiciozë përmes programit “B4Students”.

“Kur shoh kaq shumë studentë që janë pjesë e BALFIN në mënyra të ndryshme, më rikthehet në mendje fillimi im, kur kisha vetëm një ide biznesi, që më bëri të guxoj shumë nga ana ekonomike, ndonëse shumë ishin kundër. Sot, ja ku jemi të gjithë, në një grup të madh si BALFIN”, tha Mane, për t’u ndalur më tej në rëndësinë e “B4Students” dhe  ndikimin konkret që ka tek të rinjtë.

“Ky program krijon mundësi të panumërta për të rinjtë. Deri më tani kemi marrë mbi 300 aplikime për ide biznesi, nga të cilat shumë janë bërë realitet. Për më tepër, kemi dhënë mbi 1,400 internshipe dhe 50 bursa studimi…,”  pasqyroi Mane.

Takimi u përmbyll me një apel për të rinjtë që të vazhdojnë të guxojnë, të punojnë me pasion dhe të ndjekin ëndrrat e tyre pa hezitim.

“E ardhmja juaj nis nga fokusi që tregoni përgjatë studimeve, nga një hap dhe një ide e re. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për t’ju treguar se këmbëngulja dhe pasioni shpërblehen gjithmonë”, përfundoi Presidenti i Grupit BALFIN, për t’i lënë hapësirë bashkëbisedimeve të frytshme, ku të rinjtë ndanë qëndrimet dhe idetë e tyre jo vetëm me të, por edhe me mentorë dhe profesionistë të pranishëm nga industri të ndryshme.

“B4Students” nuk ofron vetëm mbështetje financiare, por edhe përgatit të rinjtë për sfidat e botës së biznesit. Programi synon të fuqizojë studentët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

Next Post
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?

Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente paniku, merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

Momente paniku, merr flakë efektivi pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit, kolegët vrapojnë për ta shpëtuar!

October 24, 2026
Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

Dalin pamjet/ “Depoja e molotovëve: Selia e PD”

October 24, 2026
Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In