• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

“Për dy gisht kisha mbaruar punë”/ Mevlan Shanaj rrëfen tentativën për vetëvrasje dhe vdekjen enigmatike të Sandër Prosit

by S T
21/11/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori dhe regjisori i madh Mevlan Shanaj ka një karrierë të gjatë në rrugën e së cilës ka ndeshur një mori emrash, kolegësh e kolosësh arti. Ndër ta, ai ka përzgjedhur 50 prej tyre për të ndarë kujtimet me secilin në “Të fshehta jashtë ekranit”, një libër me nuanca biografie.

Ndërsa ndalet te disa emra në intervistën me “Rudina” në Tv Klan, regjisori shprehet me vlerësimet më të larta për Sandër Prosin. Ai e cilëson një njeri fisnik, të rrallë por në një pasazh të librit ka rrëfyer një ngjarje tronditëse: tentativën e vetëvrasjes së Sandër Prosit.

Rudina Magjistari: Është një moment kur thua që Sandër Prosit i ndodh një tronditje, “ishte koha e tmerrshme kundër liberalizmit, ishte rregull që në orën 9 të bëhej apeli në teatër. Sandri nuk e dëgjoi emrin dhe iku me trazimin se më paskan hequr nga teatri”, mendon ai. “Ishte i lodhur me idenë e frikës së asaj kohe. Shkoi në shtëpi dhe vendosi të vriste veten. Kur vajta në spital më tha për dy gisht kisha mbaruar punë”.

Mevlan Shanaj: Po, i thashë unë dhe çfarë bëre i thashë? Kisha konfidenca me Sandrin dhe i bëra një gjest të tillë. Tha “rri Mevlan, për dy gisht kisha mbaruar punë”. Sandri, ky gjigant ka vuajtur nga persekucioni.

Më tej, në libër shkruhet edhe për ditën e trishtë kur arti dhe jo vetëm, humbën Sandër Prosin pas ndarjes tragjike nga jeta. Rrethanat e vdekjes nuk dihen as sot, motivi mbetet ende enigmë.

Mevlan Shanaj: Asnjëri nga ne nuk e di.

Rudina Magjistari: Pse?

Mevlan Shanaj: Nuk e dimë sepse ishte i vetë, kam pyetur Muharrem Fejzon kur ka ndodhur kjo në Vollgën e Durrësit, kishin lënë xhirim pasdite ata, në orën 5. Ra, e hodhën, e vranë, vrau veten, asnjë interpretim nuk ka, nuk ka asnjë dëshmitar. Di që Muharremi më ka thënë “ishte nervoz Mevlan atë ditë”.

Rudina Magjistari: Ai ishte duke xhiruar?

Mevlan Shanaj: Duke xhiruar, xhirohej “Pranverë e hidhur”. Pastaj më mbrapa e ka Rikard Ljarja këtë rol. Ka ndodhur çasti tragjik kur nuk ka asnjë dëshmitar. Ka rënë, është hedhur apo si… askush nuk di. As nga organet kompetente nuk erdhi një mesazh i qartë.

Next Post
U propozua nga Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, tërhiqet Matt Gaetz, shkak hetimi për trafik seksual

U propozua nga Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, tërhiqet Matt Gaetz, shkak hetimi për trafik seksual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In