• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse më sheh shtrembër?

by Kreshnik Spahiu
21/11/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

“Vetëm shqiptarët dhe çeçenët vrasin pa motiv” ishte konkluzioni i Profesor Müller studius i kriminalogjisë gjatë një konference ndërkombëtare në Madrid.

Në të drejtën penale edhe vrasjet klasifikohen me motive në disa vepra të ndryshme penale:

Vrasje ndodhin në të gjithë botën për motive:

– interesi

– për shkak detyrës

– për xhelozi

– për gjakmarrje

– për grabitje

– për vetëmbrojtje etj etj

Ndërkohë Shqipëria i përket një planeti tjetër.

30% të vrasjeve në Shqipëri ndodhin pa “motiv” në kuptimim juridik të fjalës.

– pse e pa me inat

– pse e parakaloi me makinë

– pse i zuri parkingun

– pse kamarieri vonoi porosinë

– pse karikuesi celularit kishte zën prizën

Analiza ligjore e një kategori vrasjesh në Shqipëri provon se po rritet një brez i dhunshëm, por edhe me probleme të rënda psiqike.

Motivet e vrasjeve në Shqipëri ska psikolog që i analizon. Truri i kokës me gjashtë cepa të shumë kriminelve shqiptarë është i pashpjegueshëm nga kriminalogjia apo psikologjia.

Sot kur mbarova punë, takova Sedin një mikun tim piktor në Gjermani i cili më tha:

“Nuk shkel më në Shqipëri gjithë jetën”

Pse? – i thashë

Ai mu përgjigj: “Kur isha në gusht me makinë dhe familjen, udhëtuam 20 orë normalisht nga Berlini në Mal të Zi, por 6 orët nga Shkodra deri Sarandë ishin horror dhe disa herë ishim duke u vra me shoferë të çmendur që jo vetëm na rrezikonin jetën me shpejtësi por dhe më shanin familjen nga dritarja sepse unë i jepja makinës me kilometrazhim e lejuar nga tabelat”.

E dëgjova dhe iu përgjigja gjysëm me shaka: “Ke shpëtuar gjallë sepse ishit në Sarandë. Shyqyr s’ke parkuar në ndonjë qytet tjetër dhe ta shikoje rojen e parkigut me inat sepse do haje ndonjë plumb kot”.

Sot rrugët e Shqipërisë janë plot me polic por që s’kanë autoritet.

Dikur polici i Fierit i hidhte një sy qytetit Lushnjes, dhe i gjithë populli dridhej. Iku ajo kohë…

Tashmë jetojmë në epokën që kur i forti lagjes del me makinë në rrugë por dridhet policia dhe e nderon gjithë shoqëria.

Në Shqipëri nuk vret njeri as ministra dhe as pokitikanë që i lënë pa punë apo pa bukë.

Në Shqipëri kini kujdes kur shkoni tek lavazhi makinave, tek semafori i kuq, tek parkingu, tek bilardo, tek klubi me muzikë, tek plazhi me 5 yje.

Mos parakaloni makinat e shtrenjta.

Kujdes! Mos guxoni të shikoni askënd në sy.

Gëte ka thënë: “Të çmendurit nuk i gjen vetëm në çmendinë. Ata janë kudo. Planeti yne eshtë psikiatria e universit.”

Ndoshta ne jemi kryeqyteti i tyre…

Next Post
Vrasja e liderit të Hamasit, Lindja e Mesme rrezikohet nga lufta totale! Diplomacia europiane në aksion

Gjykata e Hagës lëshoi urdhër arresti ndaj tij, reagon Netanyahu: Vendim anti-semitik! Nuk do të përkulemi para presionit

Comments 1

  1. Iroi says:
    2 years ago

    Ky koment i z. Kreshnik nuk duhet postuar në asnjë media të shkruar. Është një thënia e tipit Malthusian. Meqënëse jemi komb i varfër dhe i vogël jemi dhe kriminelë pa motiv.
    Kjo thënie e Mullerit fsheh një anomali të kombit të tij , Incesti, që karakterizohej dikur shoqëria gjermane është seksi midis të afërmve të ngushtë, për shembull një vëllai ose motren . Kjo zakonisht përfshin aktivitetin seksual midis njerëzve në lidhje gjaku, dhe nganjëherë ato të lidhura me prejardhje. Ai nuk dënohej dhe nuk konsiderohet imoral në Gjermani si në shumicën e shoqërive, (Çeshtje trashëgimnie pasuerie) duke qenë se mund të çojë në një rritje të rrezikut të çrregullimeve gjenetike tek fëmijët në rast të shtatzënisë nga seksi incestues.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

August 18, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Ukraina po përdor dronët britanikë kundër Rusisë, Lavrov kërcënon Londrën: Do keni pasoja, rrezikoni të shiheni si pjesë e luftës!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com