Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku thotë se lëvizja e Sali Berishës brenda PD-së nisi pasi iu prekën interesat personale.
Marku u shpreh se nuk po diskutohet për demokraci brenda Partisë Demokratike, por për çështje pronëse.
“Kjo lëvzje nuk ka lindur fare për demokracinë sepse është paradoks që Berisha që ka shkatërruar demokracinë në Partinë Demokratike të nisë një lëvizje për demokraci.
Sali Berisha është iniciator i shkatërrimit të demokracisë brenda partisë. Ka krijuar partinë postkomunizmit sipas mentalitetit të vetë.
Kjo lëvizje nisi se Basha mori një vendim që prekte interesat e Berishës. Nuk po diskutohet për demokraci, por për çështje pronësie. Kështu si po vepron Berisha, po i bën një dëm PD-së”, u shpreh Mark Marku.
/a.r