Nga Jakin Marena
Lulzim Basha ka qënë dhe është i “përkëdheluri” i fatit në Shqipëri! Këtë e mendojnë të gjithë shqiptarët, pavarësisht se një pjesë e tyre nuk e thotë me zë të lartë.
Këtë e di dhe vetë Lulzim Basha të cilit nuk i shqitet buzëqeshja nga fytyra dhe në momentet kur për të tjerët janë tragjike për karrierën e një politikani, siç është humbja në zgjedhje.
E vërteta është se Lulzim Basha fiton edhe kur humb. Ka fitore dhe nga humbja dhe këtë e ka ngritur në sistem Lulzim Basha, me tërë sjelljen e tij politike prej 2005. Ndoshta dhe më herët.
Po të analizosh tërë jetën e kryetarit aktual të PD Lulzim Basha, mund të vësh re se ai pa asnjë përpjekje, ka arritur të gjitha gjërat që njerëzit normalë, politikë ose jo, heqin “picirin”, për të kapur dhe 1/10 e suksesit të tij.
Kur ishte vetëm një adoleshent, në fund të regjimit komunist, pra në kapërcyell të sistemeve më ‘91, Basha punoi si kamerier me kohë të pjesshme në aeroportin e vetëm të Shqipërisë, Rinas.
Duke qënë se kishte aftësi për gjuhët e huaja, kishte arritur të krijonte tek tuk ndonjë lidhje me njerëzit që hynin e dilnin në Shqipëri, në atë “sezon” hapjeje që kishte lejuar Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhës, i cili po tentonte të përfitonte në këto momente krize ekonomike të sistemit, për të shëndoshur financat, por pa lëshuar pushtetin.
Dikush mund të thotë se duhej rekomandim i fortë për të zënë një punë në Rinas, por Basha me sa duket e kishte zgjidhur këtë punë. Me lehtësinë e marrjes së gjërave lehtë dhe me buzëqeshjen e përhershme të tij në fytyrë, duke “kompensuar” andej këndej, ia arriti.
Madje arriti të fitojë dhe një bursë nga Soros për në Holandë, bashkë me bashkëshorten e tij të ardhshme Aurela. E cila për hir të së vërtetës i kishte të shëndosha financat. Pasi nëna e saj dhe vjehrra e ardhshme e Lulzim Bashës është mbesë e Vehbi Alimuçës, ish bosit të VEFA-s, e cila ka pasur investime dhe në Holandë. Lulzim Basha që atëherë kishte “nuhatje” për lekun!
Dhe në Utreht Holandë Lulzim Bashës i ndrin fati, duke iu shtruar rruga e lehtë për të jetuar dhe shkolluar në këtë vend
“Mentori” i tij ishte hebro-hollandezi Barend Kohen, një mjek i mjekësisë ligjore në Stolvijk.
Kohen shëtiste shpesh nëpër zonat e krizave në botë, në emër të fondacionit “Johannes Wier” që merrej me të drejtat e njeriut dhe kujdesin shëndetësor. Në këtë cilësi, ai mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë në vitin 1991 afër mesnatës.
Pikërisht aty i gjet në kohën dhe në vendin e duhur i riu kamerier Lulzim Basha. Një shofer taksie i premtoi një udhëtim falas për në shtëpi, nëse ai arrinte t’i gjente një pasagjer. Një nga këto ‘bastet’ e vogla, ku Luli përfitoi.
I huaji që gjeti ishte pikërisht doktor Kohen dhe holandezi u dërgua të qëndrojë në hotel Dajti. Mjeku kërkoi edhe një përkthyes për ta shoqëruar në investigimin e tij, mbi eksperimentet e dyshuara me drogë mbi fëmijët shqiptarë.
Basha kishte aftësi gjuhësore, ishte nga të paktët në Tiranë që fliste një anglishte të pranueshme dhe kjo gjë ndikoi që mes tij dhe Kohen të lindte një miqësi intensive.
Megjithëse dhe Basha vetë pranon se për shkak të diferencës moshore pothuajse 30-vjeçare, marrëdhënia mes të dyve u zhvillua në mënyrë të pavullnetshme, në tiparet karakteristikë të bashkëveprimit midis një babai dhe të birit. Por në përfitim të Lul Bashës si gjithnjë.
Kohen e ftoi mikun e tij të ri të kalonte pushimet në Holandë, familja e lejoi adoleshentin të dilte nga shtëpia në udhëtimin e parë të jetës së tij jashtë vendit. Ata udhëtuan me një avion çarter. Lulzim Basha u kthye në Shqipëri i ngarkuar me plot dhurata.
Doktori holandez ishte krijuesi dhe themeluesi i fondacionit “Studentë shqiptarë në Hollandë”, i cili u themelua në vitin 1993, falë një donacioni nga filantropi amerikan Xhorxh Soros.
Në shtator të këtij viti, 6 të rinj shqiptarë u transferuan në Utreht. Lulzim Basha donte të studionte shkenca politike. Por kur iu tha se kjo gjë nuk ishte e mundur në Utreht, ai vendosi të studiojë të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Nuk dihet ende nëse e ka mbaruar tamam këtë shkollë apo jo, por fati ishte me Lulzim Bashën, i cili pas martesës me Aurela Isufin, u përfshi me rekomandim po të doktorit Kohen në grupin e tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, u përfshi në përpilimin e dosjeve të krimeve të luftës të ish komandatëve të UÇK.
Me një fjalë bëri lekë pa punuar, thjeshtë duke buzëqeshur, shfrytëzuar miqësitë dhe duke shitur miqtë. Bëri lekë pa fund në Kosovë, gjë që të tjerët nuk arritën ta bënin.
Por bëri dhe miqësi të reja, mes të cilave dhe Argita Berishën Malltezin, vajzën e kreut të atëhershëm të opozitës. Me propozim të Argitës, u katapultua në KOP në PD dhe me ardhjen e demokratëve dhe Berishës në pushtet, provoi të gjitha postet e mundshme, që nga ministër i Transporteve, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm e deri në kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Nuk i kërkoi vetë këto poste, ia dha “mentori” i ri politik Sali Berisha, i cili me dhuratat që i bëri, arriti deri atje sa ta bënte që të harronte dhe “mentorin” holandez, mjekun Kohen që e bëri njeri.
Kur i bë ministër Lulzim Basha në qeverinë e Berishës, Kohen udhëtoi për në Shqipëri për ta përshëndetur, madje bleu dhe disa dhurata simbolike, përfshirë dhe lule-tulipanë thonë, nga zemra e Holandës. Basha u tregua mosmirënjohës, nuk e priti fare dhe mësohet se mjekut holandez iu përshpejtua dita e vdekjes. Nga fyerja dhe mosmirënjohja që ndjeu. Dhe Basha u pendua më vonë se i qëndroi ftohtë, por Kohen kishte ikur në atë botë, nuk ndjente gjë!
Basha kishte gjetur “mentor” të ri, Sali Berishën, që ia bëri të lehtë marrjen e të gjitha posteve më të rëndësishme qeveritare në 8 vitet e qeverisjes së PD, pavarësisht se ku drejtoi bëri nga një skandal të madh. Te Transportet aferën e Rrugës së Kombit me vlerë 230 milionë euro, te ministria e Jashtme shitjen e detit Greqisë, ndërsa tek ministria e Brendshme vrasjen e katër demonstruesve të opozitës para selisë së kryeministrisë nga Garda e Republikës. Mandatin e kryebashkiakut të Tiranës ia mori Edi Ramës në tavolinë, live.
Dhe me gjithë këto zullume mbi kurriz, sërish Basha ishte me fat. “Ati” i tij politik Sali Berisha e bëri kryetar të PD pas humbjes së zgjedhjeve më 2013. E masakruan të ndjerin Sokol Olldashi në atë kohë, kandidati rival për postin e kryetarit. Bashës ia bënë “dhuratë” PD-në të cilën e mbajti që nga ajo kohë, megjithëse në zgjedhje përballë socialistëve dhe Edi Ramës që nga viti 2013 ka regjistruar vetëm humbje. Në zgjedhje parlamentare dhe vendore.
Por Basha është magjistar me fat. Duke pasur në prapaskenë mbështetjen e “mentorit” të tij Sali Berisha, Lulzim Basha ia arriti që humbjet politike ti transformonte në fitore financiare për vete dhe rrethin e tij familjar.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare 2017, ia arriti që të përfitonte paratë e pallatit të vjehrrit në Vlorë, që ishte shembur sepse ishte ndërtuar në det. Dhe në vend që të paguante për këtë shkelje ligji, merr 13.3 milionë euro dëmshpërblim. Në Strasburg e mbronte Avokatja aktuale e Popullit Erinda Ballanca, që vijonte seancat e fundit të gjyqit në favor të Bashës, teksa ishte dekretuar në një post të tillë në Shqipëri.
Një rast i paprecedent kur Avokatja e caktuar për mbrojtjen e interesave të Popullit, mbron politikanin që i mori padrejtësisht mbi 13 milionë euro po popullit. Por Basha është me fat.
Dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore dhe djegien e mandateve arriti ta kthente nga humbje për PD në përfitim për vete. Madje dhe në kohë krize pandemie dhe post-tërmeti, Lulzim Basha arriti të sigurojë katër vila për vete dhe familjen e tij në periferi të Tiranës dhe në Hamallaj. E kanë akuzuar dhe nga brenda PD. Por siguroi dhe makina të shtrenjta dhe vijon të bëjë jetë luksoze. Ndërsa demokratët i la 12 vite në opozitë!
Humbi dhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat po i shet i fitore pasi bashkë me aleatët arriti të marrë 59 deputetë. U rizgjodh kryetar partie, pa u lodhur fare. Thjeshtë duke buzëqeshur. Shkatërroi dhe statutin e PD duke e kthyer forumin vendimmarrës Këshillin Kombëtar, në këshillimor. Tani i ka të gjitha, pa u lodhur fare, pasi ka përjashtuar dhe të gjithë kritikët brenda partisë. Dhe po përpiqet ta shndërrojë në fitore financiare humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të këtij viti.
Akuzat kanë ardhur nga brenda PD, për përzierjen në përfitimin e tokës falas, për investimin arab prej 2 miliardë dollarësh në portin e Durrësit. Përmes Kunatit kuptohet. Në PD e besojnë këtë përfitim nga ana e Bashës më shumë se sa e besojnë nga radhët e mazhorancës.
Një njeri i lindur vërtet me “këmishë”, pasi pa lëvizur gishtin dhe lodhur fare, ka bërë miliona, ka drejtuar ministritë dhe bashkinë më të rëndësishme në vend dhe tashmë është “çimentuar” në krye të PD, ku sado të shënojë humbje largohet vetëm kur të dojë vetë.
Le të lodhen të gjithë kritikët dhe kundërshtarët e tij brenda PD për ta kufizuar apo larguar nga drejtimi i kësaj partie. Fatit të Lulit nuk i dilet përpara për ta zhbërë, ka lindur i tillë! Ndaj është transformuar shprehja e famshme në aktualen: Paç fatin e…Lulzim Bashës!
Në shqip, i thonë PAÇ FATIN E KURVËS.
Qenka e vërtetë, ka edhe bura kurvë….