Deputeti i Qarkut Vlorë ka folur sot gjatë turit ‘Për ta pastruar më tej Shqipërinë’ që mbahet në qytetin e Gjirokastrës. Koço Kokëdhima tha se Sali Berisha është një makineri shpifjesh, ndërkohë që theksoi se vendi ka nevojë për mendimin e opozitës.
Duke u ndalur te sjellja e administratës, Kokëdhima tha se qytetarët nuk kanë nevojë për një administratë arrogant, por për punonjës modestë që u përgjigjen qytetarëve të thjeshtë. Deputeti i jugut theksoi se qeveria do të ketë tolerancë zero ndaj zyrtarëve që abuzojnë me detyrën, ndërsa theksoi se Partia Socialiste është aseti më i çmuar i Shqipërisë.