• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 protestues lirohen nga komisariati nr 1/ Aktivistët: Nuk e kemi goditur ne policin

by Java News
06/03/2016 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 aktivistë të shoqërisë civile janë liruar nga ambientet e komisariatit nr1, pas disa orësh qëndrimi. 10 të tjerë ndodhen ende ne komisariat. Njëri prej aktivistëve, Elian Tanini, i cili u arrestuar pasdite, pasi protestuesit bllokuan rrugën përballë komisariatit, tha se protestat do të vijojnë dhe se parku do të mbrohet. Tanini tha se asnjë nga protestuesit e shoqërisë civile nuk ka goditur efektivin e policisë bashkiake, ndërsa një tjetër aktiviste, ka thënë se ka qenë pranë efektivit dhe atij i kanë rënë të fikët.

“E rëndësishme që parku do të mbrohet me shpirt dhe dashuri nga banorët e tiranës. Si mund të arrestohen disa të rinjqë ishin atje për të mbrojtur parkun. Ka pas një sjellje të cuditshme. Ne nuk jemi aktivistë të partive të ndryshme. E paimagjinueshme që të rinjtë, në 2016 të tërhiqeshin zvarrë. Efektivët ishin atje për të na shtyrë neve. Nuk ka asnjë provë që të na implikojë neve. Në ambientet e shoqërimit janë sjellë në mënyrë flagrante. Na tërhoqën zvarrë brenda.”- tha Eljan Tanini.

“Kam qenë pranë ku është rrëzuar efektivi i policisë… dhe kam dëgjuar shokët e tij policë që thonin i ranë të fikët i ranë të fikët.”- tha aktivistja.

I pranishëm në komisariat ishte dhe analisti Fatos Lubonja, i cili ka mbështetur aktivistët.

“Gjëja e parë që më tmerroi ishte se atje kishte më shumë policë sesa protestues. Policia duhet të mbrojë protestuesin dhe jo atë ndërtim që është pa leje. Është krim ndaj qytetit që të shpenzosh 600 mijë euro atje, aty ku ka pemë dhe park. Ky është krimi, injoranca, klientelizmi, që janë bashkuar bashkë.

Tjetra pastaj është dhuna ndaj shoqërisë civile, pikë së pari sic e thashë, një dhunë vizuale. Aty bëhej fjalë që ishte edhe policia bashkiak, e cila nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë, nuk ka të drejtë të ushtrojë ato kompetenca që i ka policia rendit. Ky është një fashizëm, sic e kanë quajtur protestuesit, unë e kam quajtur fashizëm ekonomik. Kjo dhunë është fashiste dhe mendoj unë kjo do rezistencë, derisa këtyre tu bie tuneli mbi kokë”- tha Lubonja.

 

 

Next Post

PDK-ja nuk ka vendosur ende për pasuesin e Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

October 8, 2026
EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com