• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

31 vjetori i RD/ Frrok Çupi kthehet pas në kohë: Berishën e kam nxjerrë jashtë nga shtypshkronja, kishte një zakon të keq …!

by Java News
06/01/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Frrok Çupi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin të Vaksinuarit me Aulon Kalanë në Fax News. Në fillim, gazetari Çupi ka folur për gazetën e parë anti-komuniste Rilindja Demokratike, që në datë 5 janar festoi 31-vjetorin e krijimit.

Frrok Çupi, ish-kryeredaktor i RD-së, ka kujtuar momentet e vështira kur doli për herë të parë kjo gazetë. Ai ka risjellë për publikun dhe një përplasje me ish-kryeministrin Berisha.

Çupi pretendon se e ka nxjerrë nga shtypshkronja Sali Berishën, pasi ky i fundit ‘kishte një zakon të keq’ që tentonte të ‘fuste duart’ në gazetë dhe Çupi nuk e kishte lejuar.

Frrok Çupi: Askush nuk ka faj prej tyre. Këto që po ndodhin kanë lënë pas vlerat e demokracisë. Botimi i gazetës së parë anti-komuniste, ose gazetë e lirë, në kulmin e egërsisë së diktaturës ishte një ngjarje shumë e madhe, sa tronditi dhe botën tjetër me lajme. Mua menjëherë më ftuan shoqatat gjermane dhe holandeze, dhe na shikonin si një gjë të çuditshme. Kështu ajo qe një gjë, ngjarja e vërtetë demokratike në Shqipëri.

Gazeta ka dalë në 5 janar në mëngjes. Ishin procedurat e kohës. Nuk kishim letër. Kryetar i gazetës ka qenë filani dhe mua më njihnin. Nuk e harroj dot, kaloja në disa librari dhe njerëzit që në mesnatëe kishin zënë radhën për të marrë gazetën. Më shikonin mua dhe kuptonin që nuk ka gazetë. Qeveria na dha letër, ishte monopol shtetëror. Na dha aq letër sa për të qene barabartë me zërin e popullit, 100 mijë kopje.

Ne dilnim deri në 130-140 mijë kopje në ditë dhe nuk mbeste asnjë gazetë. Gazeta shkonte dorë më dorë. Ishte moment shumë i rëndësishem. Ajo gazetë u themelua mbi principe demokratike. Kishte nje bord me intelektualët më të mirë që kishte vendi. Bordin e ndërtuam sikur ta dinim që do kishim rrezik nga partia. Gazeta ishte ajo që theu frikën dhe diktaturën.

Madje vetë liderët historikë në PD kanë pranuar se pa RD nuk do kishte PD dhe demokraci. Gazetat në shoqeritë dobëta post komuniste kanë rrezikun e madh. Liderët e partive shkatërrojnë gazetën. Unë hyra në konflikt me Sali Berishën që në 90-tën sepse tentoi të fuste duart në gazetë dhe une detyrohesha ta nxirrja jashtë nga shtypshkronja. Kishte një zakon të keq…

Nga ora 2 deri nga ora 5 punëtorët pushonin pak. Berisha shkonte atje dhe fuste lajm të tijin. Futi një herë grusht shteti në shkollën e bashkuar. Nja dy herë e gjeta aty dhe i thashë ngrehu nga këtu e shko në parti, ti nuk ke punë në gazetë. Ne jemi popull shumë i dashuruar me demokracinë. Por ndërkohë krijohet përshtypja sikur ne dhunojmë njeri-tjetrin./m.j

Next Post
Ish themeluesi i PD/ Bardhyl Reso: Dëshmia ime për takimin Rama-Berisha në vitin 1990!

Ish themeluesi i PD/ Bardhyl Reso: Dëshmia ime për takimin Rama-Berisha në vitin 1990!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In