• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

30 vjetori i vizitës së Backer/ Frrok Çupi: Berisha kur ishte President zgjodhi Kuvajtin në vend të Amerikës

by Java News
22/06/2021 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot eshte 30 vjetori i vizitës historike të Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Backer në 22 qershorin e vitit 1991 në Shqipëri.

Frrok Çupi asokohe kryeredaktor i gazetës së parë opozitare në Shqipëri, “Rilindjes Demokratike”   sjell kujtimet e kohës në një rrëfim në Top Talk…!

“E kam ndjekur nga afër ngjarjen, sepse isha kryeredaktor i gazetës. Ka qenë ditë e veçantë. 300 mijë veta janë derdhur rrugëve të Tiranës, shkruante New York Time-s.

Nëse dilte Enver Hoxha kishte shumë herë më pak njerëz dhe dilnin me zor. Ajo ka qenë dita e vetme kur njerëzit kanë dalë në shesh me dëshirën e tyre. Njerëzit kanë pritur James Backerin si shpëtimtarin e madh të vendit”, kujton analisti.

Sipas tij, shqiptarët, me intuitën e tyre, e dinin se orientimi pro perëndimit ka qenë i duhuri.

“Intuita qytetare, intuita civile, popullore ka funksionuar mrekullisht mirë, ka funksionuar më mirë se politika. Njerëzit në Shqipëri prej vitesh, prej shekujsh e kanë kuptuar se nuk kanë radhim tjetër përveçse pro perëndimit”.

Në ato vite, Shqipëria ishte në fokusin e Amerikës, thotë Çupi, po politika e ‘hodhi poshtë’ këtë mundësi.
“E gjitha pengesa u krijua për shkak të klaneve të politikës që u krijuan në Shqipëri. Kam konstatuar vëmendjen e madhe të Amerikës në vendin tonë.

Më është thënë: Po parlamentin pse e digjni, Amerika ka qenë kundër veprimeve tona për të djegur shtetin. Udhëheqja shqiptare, pas vitit ’92 tentoi të ndërtojë kapitalizmin shqiptar, që do të thoshte piramida”.

Çupi kujton se vizita e parë e Presidentit të atëhershëm, Sali Berisha ishte Kuvajti.

“Vizita e parë shtetërore ka qenë në Kuvajt. Berisha gaboi e bëri një humor atëherë dhe e teproi kur tha që ‘aq shumë e dua Kuvajtin sa që dhe babai im ka folur’. Nuk kam dëgjuar deri më sot, asnjëherë, që lidershipi shqiptar të thotë ‘na falni të dashur shqiptar, se ne gabuam që u lidhëm me islamizmin, përpara se të lidheshim me Bashkimin Europian”.

Sipas analistit SHBA-ja vazhdon të jetë aleatja më e mirë, por politika shqiptare ka devijuar gjithmonë.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në të njëjtën pozitë ndaj Shqipërisë, është ndihmuese de e përkujdesur gjatë gjithë kohës, ne kemi bërë disa zig zag-e të llahtarshme, antidemokratike dhe antiperëndimore.

Sot, Amerika është avokati më i mirë për pranimin e Shqipërisë në BE, edhe sot e kësaj dite. Ndërsa, gjë krejt tjetër ndodh me Shqipërinë”./m.j

 

 

Next Post
“Babai i ka shërbyer për 37 vite”/ Vajza hedh poshtë pretendimet për vrasjen e nënës: Kush ka hedhur baltë do përgjigjet. Si e mora vesh lajmin e hidhur

“Babai i ka shërbyer për 37 vite”/ Vajza hedh poshtë pretendimet për vrasjen e nënës: Kush ka hedhur baltë do përgjigjet. Si e mora vesh lajmin e hidhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In