• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2030 viti i integrimit? Von der Leyen: Ballkani Perëndimor të zgjedhë, Rusi apo BE

by Java News
16/10/2023 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A do të jetë 2030 viti në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor do ti bashkohen Bashkimit Europian? Kjo ishte pyetja të cilës kancelari gjerman Scholz iu përgjigj në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Ai tha se në këto 20 vite duhet të ishte bërë diçka më shumë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se “ëndrra europiane” e këtyre vendeve mund të arrihet vetëm duke punuar fort.

“Mendoj se është një gabim që pasi jemi takuar në Selanik gati 20 vite më parë nuk është bërë diçka më shumë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të punojmë më shumë, pasi të gjithë kemi të njëjtën pikëpamje.

Ne duhet të punojmë fort për ta arritur këtë, por edhe vendet aspirantë duhet të bëjnë hapat e duhur që ta bëjnë të mundur këtë. Ka një ëndërr europiane në këto vende, por duhet të punoni më shumë. Ju keni pritur shumë, por tashmë është koha që të punojmë të gjithë së bashku”,-tha kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Von der Leyen nga ana tjetër tha se po punohet për raportin që publikohet çdo vit për vendet aspirantë të BE, por i takon kësaj të fundit të vendos.

Ajo tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë një zgjedhje të qartë nëse janë me Bashkimin Europian apo me Rusinë, pasi sipas saj, lufta në Ukrainë tashmë ka ndryshuar gjithçka.

“Ne jemi duke punuar për raportin që publikohet çdo vit për vendet aspirantë që do t futen në Bashkimin Europian. Është Bashkimi Europian që do të vendos. Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ndryshoi gjithçka, këto vende tashmë duhet të vendosin nuk mund të jenë më mes Bashkimit Europian dhe Rusisë, duhet të bëjnë një zgjedhje. Gjithashtu duhet të vazhdojnë edhe me reformat e kërkuara. Për mua është e rëndësishme “të bëjmë detyrat” dhe të kapim e të shfrytëzojmë këtë moment historik.

Sa i përket vitit 2030, nuk mund të ketë një datë të saktë, të prerë, pavarësisht reformimit apo jo. Kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare, por ju duhet të prisni deri në një datë të caktuar. 2030 do të thotë mandati tjetër jo pranimi, metodologjia e përbashkët që kemi pranuar me Këshillin Evropian, është një proces me meritë dhe është më përfituese për vendet gjithashtu, sepse janë përpjekjet dhe sukseset e tyre që i çojnë përpara dhe gjithashtu për t’i shtyrë për të marrë hapat e nevojshme.

Është e bazuar në meritë. Nëse merrni përsipër reformën, do merrni financime dhe fonde. Është një proces tepër i saktësuar dhe kjo është metodologjia që kemi pranuar”, theksoi ajo./m.j

Next Post

Shqiptari që na ka mbajtur “me kokë nga Perëndimi” në Tiranë

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Shqiperia besoj zgjedh Turqine.ajo nderton aerodromin ne Vlore i jep Shqiperise dron bairaktare nderton spitale ne Shqiperi dhe eshte investitori me i madh ne Shqiperi.Evropa cfare i jep Shqiperise asgje vetem genjeshtra vetem premtime.(nuk i hedh faj Evropes se kaq mundesi ka Evropa kaq ben por kur Evropa e shikon qe shtetet te tjera jane shume me perpara nga ana ekonomike dhe ushtarake se Evropa shanset qe Shqiperia te jete nen influencen Evropjane jane te pakta)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In