• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptari që na ka mbajtur “me kokë nga Perëndimi” në Tiranë

by Mero Baze
16/10/2023 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ismail Kadare sonte në mbrëmje do të çelë vizitën zyrtare të presidentit të Francës, Emanuel Macron, në një ceremoni ku ai do të pranojë titullin më të lartë të Republikës franceze “Oficer i Madh i Legjionit të nderit”, të cilin do t’ia dorëzojë presidenti i Francës.

Gjesti simbolik i presidentit Macron, në vizitën e parë të një presidenti të Francës në Shqipëri, i jep shumë kuptim identitetit tonë perëndimor, pasi Ismail Kadare është shqiptari që Perëndimi dhe vetë Franca e ka pranuar si pjesë të vlerave të tyre më shumë se çdo shqiptar tjetër.

Kjo ceremoni është një detaj i rëndësishëm se Shqipëria nuk është thjesht një vend që kërkon të shkojë në Evropë, por është një vend, i cili para se të jetë pjesë e Evropës politike, ka kontribuar për të qenë pjesë e kulturës perëndimore me universin e vlerave kulturore të Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare, është së pari prova se Shqipëria e ka mbajtur kokën dhe vështrimin nga Perëndimi dhe në periudhat më të errëta të saj, duke prodhuar një letërsi dhe një shije kulturore pro-perëndimore tek shqiptarët e etur për të gjetur diçka ndryshe nga vlerat e standardizuara të komunizmit, që u ofrohej si propagandë.

Adhurimi i shqiptarëve për Ismail Kadarenë në diktaturë, si shkrimtari nga i cili duhet të mbanin sytë dhe mendjen për çdo sinjal që na lidhte me Perëndimin, e bëjnë atë një monument historik të vlerave perëndimore në Shqipëri. E gjithë letërsia e tij, është një përpjekje për të gjetur dritë në mes të errësirës, për të gjetur vlera perëndimore të shqiptarëve që nga pushtimi nga perandoria osmane e deri tek rrëzimi i komunizmit.

Ismail Kadare është po ashtu prova se kombi shqiptar ka një gjuhë të gjallë unike, e cila ka mbi të gjitha aftësinë të prodhojë vlera që i shërbejnë gjithë njerëzimit.

Ismail Kadare është babai modern i gjuhës shqipe, njeriu që ka dhënë provën se ajo ka fuqinë e gjithë gjuhëve të gjalla të botës që mund të prodhojnë vlera universale dhe standarde perëndimore në kulturën tonë. Dhe kjo është një nga shërbimet më të mëdha që ai i ka bërë kombit shqiptar, dhe një nga dëshpërimet më të mëdha që u ka krijuar gjithë atyre që duke degraduar debatet rreth gjuhës shqipe, shpresojnë që bashkë me shqipen, të zhduken dhe vlerat e krijuara prej saj.

Por ndryshe nga vendet e tjera në rajon dhe botë, gjuha për shqiptarët nuk është vetëm institucion komunikimi, por është institucion kombëtar pasi shqiptarët identifikohen si komb vetëm me gjuhën. Kombet e tjerë identifikohen me fenë e njëjtë apo territorin, kurse ne na mban të bashkuar vetëm gjuha.

Fetë i kemi të ndryshme dhe territorin e kemi të shpërndarë në pesë shtete. Vetëm gjuha na mban të bashkuar dhe Ismail Kadareja, është ringjallësi më i madh i gjuhës shqipe në histori.

E vendosur në sfondin e një dite të madhe për Shqipërinë,  e cila ishte mirëpritëse krenare e 27 vendeve evropiane, Ismail Kadareja mbyll sot ditën evropiane të Shqipërisë, duke i treguar mysafirëve evropianë, se në fillim nuk kemi ikur me varka dhe gomone drejt Evropës, por kemi dërguar librat e Ismail Kadaresë, vlerat tona unike perëndimore, çka tregon se Evropa ka qenë këtu jo në një banketë festiv apo tryezë bisedimesh si sot, por ka qenë si ëndërr e ndaluar dhe si motiv për të mbijetuar ditëve tona të këqija.

Next Post
“Askush më shumë se ai…”/ New York Times: Si Albin Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiç-in

"Të nënshkruajmë..."/ Albin Kurti: Vuçiç është shumë i zënë në Kinë! Ja çfarë i kërkova kryeministres Brnabiç

Comments 2

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Shumë bukur Mero.
    Bukur në gjithshka.

    Reply
  2. Mustafa Thermija Durrës says:
    3 years ago

    Legjionin e nderit si medalje shqiptari i pare eshte Esad Pashë Toptani per vlerësimin dhe luften per Shqiperinë nga shteti i asaj kohë Franca apo si disa historiane e mohojne nje gje te tilla duhet te krenohet vendi ynë me vlerësimet e Frances

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com