• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyrja, takimi Rama-Basha pas kthimit të Berishës në Kuvend

by Java News
30/05/2016 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk do të takohet me Kryeministrin Rama pa përfunduar bojkoti 10-ditor i Kuvendit nga Partia Demokratike. Demokratët vendosën në një mbledhje jashtë radhe të Grupit Parlamentar për të bojkotuar punimet e Kuvendit pas përjashtimit të ishkryeministrit Sali Berisha.

Burime pranë selisë blu theksojnë se për aq kohë sa demokratët do të kenë një marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, nuk pritet të ketë një takim mes kreut të PD-së, Basha dhe Kryeministrit Rama. Ndonëse në letërkëmbimin që zhvilloi me kreun qeverisë, Basha tregoi gatishmërinë për t’u takuar që nga kjo e mërkurë, përjashtimi i Berishës duket se do të ndryshojë sërish axhendën.

Paralajmërimin për anulimin e takimit, Basha e dha përmes një reagimi në Facebook dy ditë më parë kur theksoi se me përjashtimin e Berishës opozitës i është mbyllur çdo derë bashkëpunimi.

“Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në Reformën e Drejtësisë, në reformën zgjedhore”, deklaroi Basha.

TAKIMI

Pas kalimit nen për nen të amendamenteve kushtetuese në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi kanë ngelur vetëm disa nga nenet që e kanë të domosdoshëm konsensusin politik.

Të premten përmes një letre zyrtare, Kryeministri Rama i’u drejtua kreut të opozitës Basha duke i kërkuar dialog politik për reformën në çdo lloj formati. “Propozime, jo kushte. Dëshirojnë të dialogojnë? Që sot apo që nesër. Çfarëdo formati që kundërshtari im politik të jetë komod, ne nuk kemi asnjë problem ta pranojmë, me kusht të vetëm që dialogu të jetë pa kushte”, do të deklaronte Kryeministri Rama. Në përgjigje të ftesës, Basha pranoi të takohej vetëm se kërkoi që takimi të zhvillohej pas datës 1 qershor për shkak të disa takimeve të tij jashtë vendit.

“Për shkak të një axhende ndërkombëtare të konfirmuar më parë, kryetari Basha është i mundur të realizojë takimin duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 1 qershor 2016. Për ditën, vendin dhe formatin e takimit jam e gatshme të vendosim kontakt menjëherë me ju për të nisur rakordimet e nevojshme. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, mbetem në pritje të përgjigjes suaj”, sqaronte në letrën e tij Basha.

Por pasditen e së premtes, pasi kishte ndodhur ky letërkëmbim, Byroja e Kuvendit mori vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha me 10 ditë nga Kuvendi, për shkak të gjuhës fyese nga kreut të qeverisë Rama.

Panorama/d.i.

Next Post

Durrës/ Policia identifikon djalin e FB-së, iku me 16-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In