• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

by El Be
17/02/2026 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjete sociale.

Kryedemokrati thotë se sot në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenar për arritjet e saj, si një demokraci funksionale. Sipas Berishës, shteti i Kosovës është një shembull për rajonin për institucionet e konsoliduara dhe standartet e larta për të drejtat e njeriut.

Berisha shprehet se Kosova “edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti.”

Reagimi i plotë:

Gëzuar Kosovë 18-vjetorin e Pavarësisë!

Sot shqiptarët në Kosovë dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si ditën e dytë më të madhe të lirisë së tyre pas Pavarësisë së Shqipërisë. Ne shqiptarët sot krenohemi me këto 18 vite të para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë.

Kosova e lirë dhe e pavarur ka në themele, para së gjithash, shpirtin e pamposhtur të qytetarëve të saj ndaj barbarive dhe gjenocidit ciklik serb. Ajo ka luftërat, gjakun, qëndresën epike dhe sakrificën sublime të qindra-mijëra martirëve që luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshëm për liri dhe dinjitet kombëtar nga viti 1870 deri në vitin 1999. Ajo ka luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, si faqja më e ndritur në historinë e luftërave të kombit tonë pas atyre të prijësit të përjetshëm të shqiptarëve, Skënderbeut.

Pavarësia e Kosovës është vepër e arkitektit të saj, politikanit mendjendritur të kombit shqiptar, Presidentit Ibrahim Rugova, Gandit të Ballkanit dhe Evropës. Ai thuri te shqiptarët e Kosovës ëndrrën e tyre më të bukur e më fisnike: lirinë dhe pavarësinë. Ai themeloi dhe ngriti, në kushtet e pushtimit më të egër, Republikën e Kosovës, pushtetin e shqiptarëve të shtypur, paralel me atë të pushtuesve barbarë. Presidenti Rugova paraqiti dhe mbrojti me vendosmëri dhe vizion në Shtëpinë e Bardhë dhe në kancelaritë më të mëdha të botës çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, duke e shndërruar atë në pikë kryesore të agjendës së SHBA-së dhe vendeve të lira perëndimore. Pas lufte, ai me urtësi hodhi themelet e shtetit të sotëm demokratik dhe pro-perëndimor.

Pavarësia e Kosovës është vepër e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, i cili e shndërroi Prekazin në Krujën e dytë të shqiptarëve. Ai i la kombit kurorën më të ndritur të trimërisë dhe sakrificës mbinjerëzore. Ajo është vepër e heronjve të tjerë të pavdekshëm dhe dhjetëra-mijëra luftëtarëve që me guximin e tyre bënë luftën e fundit çlirimtare në Evropë. Pavarësia është gjithashtu vepër e shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë, të cilët nën moton “Një komb, një qëndrim” u bashkuan si një trup i vetëm, ku Shqipëria pas çlirimit nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm.

Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur falë mbështetjes së fuqishme dhe rolit përcaktues të SHBA-së, Kongresit Amerikan, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit George W. Bush, si dhe vendeve të mëdha të Perëndimit e anëtarëve të NATO-s.

Sot, në këtë 18-vjetor, Kosova na bën krenarë me arritjet e saj mahnitëse. Ajo është një demokraci funksionale dhe shembull për rajonin, me institucione të konsoliduara dhe standarde të larta për të drejtat e njeriut. Ajo u ngrit si Feniksi nga hiri që lanë pushtuesit; sot ka një ekonomi solide dhe infrastrukturën më moderne në rajon. Kosova është bërë e njohur botërisht përmes talentit të rrallë të vajzave të saj në muzikë dhe “mbretëreshave” të saj në sport. Edhe pse është përballur me shantazhet e Beogradit dhe vasalëve të tyre në Tiranë, ajo mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti.

Të dashur miq, duke uruar nga zemra Kosovën dhe qytetarët e saj, autoritetet e saj shtetrore ju ftoj të përulemi me nderimin më të madh para sakrificës së martirëve tanë. Mirënjohje të pakufishme për Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin Adem Jashari dhe falënderime të thella për SHBA-në dhe NATO-n.

Gëzuar! Zoti e bekofte Kosovën! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe miqtë e tyre!

Rroftë Kosova!

Next Post
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

Skandali i Epsteinit, miliarderi Thomas J. Pritzker jep dorëheqjen pasi i dolën lidhjet me të

February 17, 2026
FOTO / Dhërmiu siç nuk e keni parë, Rama publikon pamjet nga fshati

Travelbinger: Riviera shqiptare, alternativa e Mesdheut, pushimet kushtojnë 70% më pak se Italia

February 17, 2026
“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

February 17, 2026
Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

Kosova, 18 vite shtet/ Përulje para heronjve të lirisë: Barazimi i UÇK me krimet serbe, padrejtësi

February 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

February 17, 2026
Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In