• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre vite nga konstituimi/ Dikur luftë për SPAK, sot ndaj SPAK: Ku çaloi Prokuroria e Posaçme?

by Java News
12/05/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vota e sotme do të çelë tiparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi. Ky proces nuk do të ketë asnjë hap më të lehtë se sa ky që hodhëm sot. Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e vettingut”.

Kjo fjalë, daton më 21 korrik 2016. Artikuluesi, ishte Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hapat, është pak të thuhet se nuk kanë qenë aq të lehtë sa ai votim me 140 zëra pro (si rrallëherë me miratimin e 100% të pjesëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë), pasi sot, thuajse gjashtë vjet më vonë, ende flitet për një drejtësi të cunguar dhe artikuluesi, sërish, është Edi Rama…

Filtri i vettingut, është e vërtetë se ka zhdukur nga sistemi i drejtësisë një pjesë shumë të madhe të gjyqtarëve apo prokurorëve – pothuaj 30% të atyre që kanë kaluar në sitën e procesit, siç paraqiti shifrat vetë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Po aq e vërtetë është gjithsesi, se të gjithë këta, janë “amnistuar”, duke u lënë të lirë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fushat e avokatisë apo të tjera.

Lobimi i Ramës gjithsesi, nuk u përmbyll vetëm me vettingun, pasi një strukturë edhe më e rëndësishme ishte në ardhje dhe ajo ishte pikërisht SPAK-u.

Formën përfundimtare e mori më 25 nëntor 2019, por funksionimi normal u zgjat edhe pak në kohë, deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pjesë e strukturës së SPAK.

Pikërisht Rama, në aspektin politik, ka qenë mbështetësi më i hapur i Prokurorisë së Posaçme.

Në fjalët e tij asokohe, përcillej një shpresë për hapjen e çështjeve shumë të bujshme në Shqipërinë e dekadës dhe shkuar, si fjala bie, rastin “Gërdeci”, çështjen e videos “Meta-Prifti” si një skandal korruptiv i qartë apo deri tek vrasja e katër protestuesve në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011, ku ende nuk ka një hetim të vërtetë të ngjarjeve.

Madje, që asokohe, kundërshtarët politikë të Ramës e sulmonin, nën pretendimin se ai po ushtronte një lloj presioni mbi drejtësinë e re, me këtë shpresë që ndillte se drejtësia për këto çështje do të vihej në vend.

SPAK aktualisht, në më pak se tre vjet nga nisja e punës, ka marrë në shqyrtim qindra çështje penale.

Institucioni, ishte i krijuar parësisht për të marrë në shqyrtim çështjet e zyrtarëve të lartë të korruptuar dhe çështje me rëndësi në fushën e krimit të organizuar. Mirëpo, edhe çështje shumë më të vogla se kaq, kaluan në sitën e SPAK-ut.

Por, e gjitha, dukej thjesht si një perde a fasadë dhe asnjë i ashtuquajtur “peshk i madh” nuk po kapej nga drejtësia e re.

Më pas, gjatë vitit të dytë të funksionimit të SPAK, filluan të dilnin në dritë edhe çështje me rëndësi madhore për politikën shqiptare.

I pari ishte Saimir Tahiri, kur Prokuroria e Posaçme kërkoi në shtator 2021 që dosja e tij të kthehej për rigjykim. Nga organi ligjor u kërkuan 12 vjet për Tahirin, të cilët më pas, në vendimin përfundimtar, u bënë pesë vjet.

Më pas ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili përfundoi në SPAK. Më pas ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako, për çështjen e njohur si “Inceneratorët”.

E përbashkëta e gjithë këtyre, është që zyrtarët e lartë, vijnë të gjithë nga radhët e të majtëve.

Ndaj, nisur nga kjo, Rama vetë shtron një çështje të bazuar në fakte, ku asnjë prej të djathtëve (apo edhe të majtëve që janë më të afërt me të djathtët), nuk është hapur.

Madje, SPAK-u nuk ka kërkuar as ndonjë shpjegim nga Departamenti amerikan i Shtetit, sa i përket shpalljes si non grata të Sali Berishës, qoftë edhe për të marrë ndonjë informacion se mbi çfarë provash ky vendim i superfuqisë më të madhe në botë është marrë.

Kjo gjë madje nuk ndodhi, as duke pasur Prokuroria e Posaçme me vete mbështetjen më të madhe të amerikanëve e evropianëve dhe investimin e tyre tërësor në këtë strukturë të krijuar. Një mbështetje, të cilën të thuhet e vërteta, nuk e gëzon asnjë institucion më shumë se sa SPAK-u.

Thënë kjo, thuajse gjashtë vjet i ndajnë dy momentumet.

Teksa në të parin, Rama bënte një “luftë” për krijimin e SPAK, tek i dyti, “lufta”, është bërë ndaj SPAK.

Prej vitit 2017, kur ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, fliste për “peshqit e mëdhenj”, pak gjë ka ndryshuar, pasi edhe ambasadorja aktuale, Yuri Kim, vijon të flasë për arrestime të bujshme. Por ato, me përjashtim të rasteve socialiste (dhe jo profile shumë të larta politikanësh), nuk po ndodhin.

Vetë mos-interesimi i SPAK-ut për shpalljet non grata të Berishës, Aqif Rakipit, apo edhe të mëparshëmve si Tom Doshi e Vangjush Dako, e tregon se diçka (ose dikush), po e pengon drejtësinë të barazojë retorikën me veprimin.

Ka një rast gjithsesi, kur SPAK ka vepruar si duhet, kur gjykata pranë SPAK, GJKKO-ja, ka vepruar po si duhet dhe ka dhënë dënimin përkatës.

Është rasti i ish-kryeprokurorit shqiptar, Adriatik Llalla. Edhe ky i fundit, është i shpallur non grata nga amerikanët dhe pikërisht kjo shpallje, qe një nxitje për institucionet e drejtësisë në Shqipëri që të nisnin hetimet, ku gjetën shkelje.

Vetëm një detaj e ndan rastin e përkryer gjithsesi: Llalla ende nuk është arrestuar!(Albaniapost)

Next Post
Gjobitet Rama, nuk kursehen edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Zbardhet vendimi i plotë

Gjobitet Rama, nuk kursehen edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Zbardhet vendimi i plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In