• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

11 persona të plagosur nga sulmi në Ohio i 18 vjeçarit, ISIS: Ishte ushtari ynë

by Java News
30/11/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi terrorist i të ashtuquajturit Shtet Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e masakrës me një automjet dhe thikë të ndodhur ditën e hënë në një kolegj amerikan, nga ku mbetën 11 persona të plagosur.

Sulmi në Universitetin shtetëror të Ohios u krye nga shtetasi i lindur në Somali, Abdul Razak Ali Artan, një student në kampusin e Columbusit, sipas asaj që thonë autoritetet.

Agjencia e lajmeve të ISIS-it, “Amaq” e quajti 18-vjeçarin që studionte për biznes si një “ushtar” të tijin. Megjithatë, ende nuk është mundësuar një verifikim i paanshëm i pretendimit të ngritur nga grupi i militantëve xhihadistë.

“Ekzekutori i sulmit në shtetin amerikan të Ohios ishte një ushtar i Shtetit Islamik. Ai e kreu operacionin në kundërpërgjigje të thirrjeve për të shënjestruar shtetas të vendeve të koalicionit ndërkombëtar që vepron në Irak dhe Siri”, thuhet në deklaratën e “Amaq”.

Publikimi i tyre nuk bënte të ditur, gjithsesi, nëse sulmi ishte drejtuar nga jashtë, apo nëse Artani, i cili mbeti i vdekur gjatë sulmit, ishte radikalizuar në mënyrë autodidakte.

Ai u qëllua për vdekje nga një oficer policie pranë kampusit, pasi po tentonte të drejtonte automjetin e tij drejt një grupi njerëzish, e më pas doli jashtë për t’i qëlluar ata me një thikë kasapësh, njoftoi policia.

Së fundi, Artan kishte publikuar në “Facebook” një statusi në lidhje me trajtimin që u bënin amerikanët shtetasve myslimanë.

“Amerikë! Jepini fund ndikimit nëpër vende të tjera, veçanërisht nëpër komunitetet myslimane. Ne nuk jemi të dobët. Mbajeni mend këtë, ne nuk jemi të dobët”, shkruante ai, sipas asaj që kanë konfirmuar zyrtarë të agjencive ligjzbatuese për mediet amerikane./tch/a.k

Next Post
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës/ Prostitutat i shisnin për të blerë kokainë në Hollandë dhe për ta tregutuar në Itali

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës/ Prostitutat i shisnin për të blerë kokainë në Hollandë dhe për ta tregutuar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I katërti në botë, Erkand Qerimaj akuzon: Ekipi ynë nuk ka një fizioterapist!

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

October 24, 2026
Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

October 24, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In