• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

​Tensione për votat e diasporës, ‘shpërthen’ kryetarja e KQZ-së: Jam bërë personi më i urryer i këtij shteti

by Ardit Rada
05/02/2021 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tensione është zhvilluar mbledhja e sotme e KQZ-së, gjatë diskutimeve në mes anëtarëve për votat e diasporës dhe kohën e mbërritjes së pakove nga jashtë Kosovës.

Anëtari i KQZ-së nga VV, Sami Kurteshi tha se do të bëjë kallëzim penal ndaj të gjithë anëtarëve të KQZ-së nëse e përkrahin vendimin që votat nga diaspora të pranohen më së largu deri më datën 12 shkurt.

Ai ka kërkuar që ky afat të shtyhet deri më datën 13 shkurt.

“Kjo çështje që cenon të drejtat e votuesve për të marrë votën e tyre, nuk është më votim është krim. Krimi donë dënim. Unë për këtë çështje nuk votojë. Vetëm një po ua them, nëse kjo shkon kështu, unë personalisht kam me ngritë kallëzim penal ndaj të gjithë anëtarëve të KQZ-së që vendosin për këtë”, tha Kurteshi.

Për këtë ka reaguar anëtari i KQZ-së nga LDK, Sami Hamiti, i cili tha se po ndihet i shantazhuar nga Kurteshi, edhe pse shprehi se nuk frikohet nga ai.

“Edhe kallëzim penal bën, hiq se kemi problem. A po na shantazhon a? Po s’jemi duke t’u tutë o Sami hiq. Pse kryetare këta që sot po merren me kaq vullnet të madh për këto vota, qysh bre i mbrojtën në vitin 2019 votat”, tha ai.

Edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka reaguar ndaj këtij debate të ashpër, duke thënë se është bërë personi më i urryer tash e tri javë.

Unë jam duke marr rënie nën brez qe tri javë. Qe tri javë emri im nuk zbret nga faqet e mediave. Qe tyri javë ditë personaliteti im është bërë personaliteti më I urryer I këtij shteti, duke falënderuar disa personaliteteve të caktuara. Me emra nuk I përmendi…Ju lutemi boll më se jeni duke na dhunuar psiqikisht”, theksoi Daka.

Për këtë Kurteshi ka kërkuar nga Daka që të deklarohet me emra, dhe mos të bëj siç tha ai sulme personale.

“Përmendi me emra, kjo është rënie nën brez, pra, vetëm me emra dhe konkretisht. Unë fola për ligjin dhe ju ia nisët me bërë sulme personale nën brez. Po ua them nëse bëni sulme të tilla, emrat konkret, rastet konkrete”, theksoi Kurteshi.

Kryetarja Daka ka lexuar anëtarëve se Ligin për zgjedhjet, duke shtuar se vota përmes votimit jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ-së, ndërsa në rregullën numër 2, thuhet se votat jashtë Kosovës duhet të pranohen nga KQZ-ja, 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e sotme tha se pakot me fletëvotime përmes postës që vijnë në Kosovë do të jenë të sigurta dhe do të vendosen në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

“E kemi vendin e pritjes që është në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, janë policia që e sigurojnë objektin. Janë dyert e siguruara edhe me shirita të sigurisë. Po ashtu do të instalojmë edhe kamera brenda dhe jashtë. Kështu që këto janë masat të cilat i kemi marrë për vendin e pritjes që është deri në ditën parazgjedhjeve”, tha Ahmetaj.

Derisa mbledhja e KQZ kishte përfunduar, për disa minuta anëtarët e KQZ-së nga LVV qëndruan në mbledhje duke vazhduar diskutimin dhe ankesat e tyre./a.p

Next Post
Angela Merkel: Përjashtimi i diplomatëve nga Rusia prej protestave, i pajustifikuar

Angela Merkel: Përjashtimi i diplomatëve nga Rusia prej protestave, i pajustifikuar

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Ti nuke je e paster ne KQZ e Kosoves,ti zbaton porosite e tacit,ises e shef veselit

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In