• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zyrtarja e AZHT-së sqaron zhvillimin në Zvërnec: S’ka ende projekt përfundimtar! Ka vetëm 2 leje…

by A R
29/05/2026 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protestat dhe zhvillimi i një projekti pranë Zvërnecit ishin në fokus të emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tv Klan. Pasi u ndanë shqetësimet e banorëve dhe aktivistëve, të cilët kundërshtojnë ndërhyrjen në zonën pranë lagunës së Nartës, duke paralajmëruar pasoja të mundshme mjedisore, si dhe qëndrimi i disa investitorëve që pretendojnë se projekti do të sjellë 30% më shumë pemë në zonë, ishte një e ftuar në studio që sqaroi më shumë detaje mbi atë se çfarë po ndodh.

Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHK) dha sqarime mbi statusin aktual të projektit dhe procedurat administrative që po ndiqen.

Sipas saj, pranë Agjencisë janë paraqitur dy leje: një leje zhvillimi dhe një leje ndërtimi infrastrukture. Por Poshi theksoi se projekti është ende në fazën e projekt-idesë dhe nuk ekziston një projekt përfundimtar mbi formën e zhvillimit apo të ndërtesave që do të ndërtohen në zonë. Pra, ende nuk ka një leje ndërtimi.

Në lidhje me faktin që zhvillimi parashikohet të zhvillohet në një zonë të mbrojtur, Poshi deklaroi se legjislacioni aktual lejon dhënien e lejeve të ndërtimit, përmes rregulloreve të posaçme dhe duke respektuar kushtet ekologjike dhe biodiversitetin e zonës. Por duke qenë se ende nuk ka një projekt përfundimtar, ende nuk ka as një leje mjedisore.

Megjithatë Poshi sqaroi se janë duke u kryer studime me asistencën e studiove të huaja për të vlerësuar ndikimin në terren dhe mënyrën e përshtatjes së projektit me kushtet e zonës.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Ka një sërë pyetjesh që lidhen me projektin. Kjo është zona ku pritet të zhvillohet projekti. Tani pyetjet e mia janë: Ka leje zhvillimi apo leje ndërtimi, deri tani?

Artemis Poshi: Atëherë, dua t’ju shpjegoj se aktualisht, ne pranë AZHT-së, e cila është Agjencia e Zhvillimit të Territorit, e cila funksionon si një organ sekretariat i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, dhe e gjithë veprimtaria synon në mbledhjen e të gjithë dokumentacionit dhe parapërgatitjen e paraqitjes së tyre pranë KKTU-së.

Pranë autoritetit tonë janë paraqitur dy leje, e para është një leje zhvillimi. Dhe e dyta është një leje ndërtimi infrastrukture. Asnjëra nga këto leje nuk është zbardhur, pra nuk ka përfunduar procesi i shqyrtimit deri në përfundimin e të gjithë procesit administrativ.

Blendi Fevziu: Që do të thotë, ka apo s’ka leje?

Artemis Poshi: Sot ka një leje të miratuar, ka 2 leje të miratuara.

Blendi Fevziu: Që janë për?

Artemis Poshi: Që janë, e para, leje zhvillimi. Dhe leja e zhvillimit përcakton të gjitha kriteret dhe kushtet e zhvillimit, zonën, pronën ku do të zhvillohet, dmth pasuritë ku do të zhvillohet, kushtet e zhvillimit. Dhe kemi një leje zhvillimi infrastrukture që përcakton kushtet paraprake, parapërgatitore, deri në ardhjen e lejes së ndërtimit.

Blendi Fevziu: Pra, që ta kuptojmë qartë, ju keni një leje për zhvillim të zonës dhe një leje për të ndërtuar kantiere ndërtimi. Por ju nuk e keni projektin përfundimtar?

Artemis Poshi: Leja e zhvillimit nuk konsiston në një projekt përfundimtar, pra ne kemi një projekt-ide, e cila është duke u shqyrtuar. Për shkak se zhvillimi është shumë i madh, kemi të bëjmë me një sipërfaqe totale të pronës rreth 2 milionë e 658 mijë metra katrorë.

Blendi Fevziu: E gjitha në zonë private?

Artemis Poshi: I gjithë zhvillimi kryhet në pronë private.

Blendi Fevziu: Pra e gjithë sipërfaqja 2 milionë e 658 mijë është pronë private, me certifikatë?

Artemis Poshi: Me certifikatë, të lëshuar nga autoriteti përkatës, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, dhe ne si Agjenci kemi kryer korrespondencën dhe kemi marrë statusin aktual të këtyre pronave.

Blendi Fevziu: Pra nuk ka pronë shtet?

Artemis Poshi: Nuk ka…

Blendi Fevziu: Por nuk ka një projekt përfundimtar, pra ne nuk e dimë formën që do të kenë godinat apo zhvillimi i projektit?

Artemis Poshi: Jo! Ky projekt ka kaluar disa etapa, është rishikuar disa herë dhe, me ngulmin e institucioneve, sigurisht duke marrë parasysh edhe zonën ku ndodhet, karakteristikat e saj, se ndodhet në zonë të mbrojtur…

Blendi Fevziu: Tani këtu e kisha, jepen dot leje në zonë të mbrojtur?

Artemis Poshi: Po, në bazë të ligjit që kemi sot në fuqi për zonat e mbrojtura, lejohet dhënia e lejeve të ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, me rregullore të veçantë, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe kushtet, duke respektuar të gjitha kondicionet ekologjike, biodiversitetin që ka zona.

Blendi Fevziu: Domethënë ka kushte shtesë në zonë të mbrojtur?

Artemis Poshi: Patjetër, dhe ne kemi kryer korrespondencat me institucionet për të marrë konfirmimet e duhura në lidhje me këtë zonë dhe cilat janë kriteret që duhet të plotësojë zhvilluesi për ardhjen në këtë zonë.

Blendi Fevziu: A ka leje mjedisi ky projekt?

Artemis Poshi: Momentalisht ne nuk kemi administruar ende një leje mjedisore. Por janë bërë disa lloje studimesh, të cilat po asistohen edhe nga studio të huaja, që po shqyrtojnë në terren, ashtu edhe mënyrën si do të zhvillohet, kushtet që duhet të përshtasë projekti me tokën dhe ndërtimin që do të bëhet.

Next Post
EMRI+FOTO/ E trishtë: Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur. Ishte vetëm 22 vjeçe

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 8% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

September 6, 2026
Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca të ushtrisë e zjarrfikës në terren

September 6, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

September 6, 2026
Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës

September 6, 2026
25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

25% e çifteve preken nga “infertiliteti idiopatik”, mjekët: Të mos humbin kohë, por t’i nënshtrohen “IVF”

September 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë?

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com