• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

by A. Q
02/11/2026 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup protestuesish janë mbledhur në bulevard para kryeministrisë.

Para sofrës së betonit përmes të cilës kryeministri Edi Rama i fton në dialog, ata kërkuan të bëjnë një takim të mbyllur, duke formuar një rreth, pa praninë e medias, për të ndarë së pari mes tyre, së pari, se kur do të jetë orari zyrtar i protestave, nisur nga kakofonia që ka pasur me organizatorëve të ndryshëm.

Disa të pranishëm vunë në dukjen përçarjen që ka nisur sa i përket emërtimit të protestës, flamingo apo student, një ndarje që sipas tyre nuk duhet të ekzistojë

“Nuk ka rëndësi a janë apo jo student, lëvizja është e gjithë Shqipërisë”, tha një prej personave në protestë, i cili theksoi se problemi madhor mbetet caktimi i një orari të saktë se kur do të jetë protesta gjatë javës, dhe një kohë specifike edhe për tubimin në fundjavë.

“Unë nuk di kur të thërras njerëzit, dal në intervista nuk di të them orën e protestës”, theksoi ai.

Pas këtij fjalimi, disa të rinj të tjerë thërritën në kor “Flasin studentët”, duke lënë qartazi të kuptohet se personi që kërkonte të mos kishte ndarje në protestë, nuk ishte një student.

“Jep zgjidhje, jo fjalim”, u përgjigj një tjetër i ri.

“Ne të sheshit jemi shqiponja, nuk jemi flamingo”, thotë një i ri, nga grup i studentëve duke dashur të ndahet nga grupet e tjera që kanë qenë edhe në protestat e të ashtuquajturit revolucioni flamingo.

Të tjerë zëra kërkuan që zgjidhja të vijë nga secili fakultet, dhe diskutimet të mos bëhen në shesh por në auditorë.

“Kjo është mbledhje studentësh, ç’punë kanë të tjerët”, thotë një tjetër qytetar.

Sot që në të gjitha universitet në vend iu dha fund bojkotit disa ditor, në këtë takim ishte dhe Aleksandër Biberaj, ish-deputet demokrati dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, pedagog te Politekniku, i cili ka marrë pjesë në protestat në shesh. Ai sugjeroi që të bëhen takime edhe me profesorë në fakultete “për të krijuar një përfaqësi”.

Ky takim ku media u kërkua të mos filmonte me kamera, u karakterizua me zëra të tensionuar mes palëve, shpesh herë edhe duke i ndërprerë fjalën njëri-tjetrit me tone të ngritura.

Next Post
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Comments 1

  1. Lui says:
    7 hours ago

    Po ikni ore futuni në mësim se ca jeni bylmeza e ca nuk shkoni as në mësim gjoja për protesta dhe pastaj pretendoni se doni arsim më të mirë. Dhe ironia është se Universiteti është autonom dhe si i tillë janë pedagogët përgjegjës për mbarëvajtjen apo nivelin dhe pikërisht pedagogët që janë përgjegjës për nivelin e arsimit, ankohen që nuk ka nivel arsimor. Lëre pastaj kur thoni që është i gjithë populli. Revolucioni nëse nis nuk ka frena më. Mirëpo kur ikni me pushime e kujtoheni të bëni për protesta pas plazhit mendoni që do ju mbeshtesin shqiptarët? Dhe qershia mbi tortë ishte dhe dhuna që e vulosi antipatinë e popullit për studentët. Fatkeqësisht..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In