Nga Ylli Pata
Lëvizja e Flamingove nuk është lëvizje studentësh. Nuk nisi nga Universitetet, nuk nisi nga fakultetet, por nga organizata qartësisht të lidhura politikisht me qarqe të rëndësishme që e kishin financuar atë nga jashtë.
Në Serbi, lëvizja ishte studentore, edhe pse ajo prodhoi një mazhorancë qeverisëse ku asnjë student nuk është në Parlament. Nisi në auditoret e universiteteve ku u krye i gjithë aktiviteti politik, i kontestimit, artikulimit politik dhe organizimit në zgjedhje.
Në Shqipëri, studentët u sollën në lojë pikërisht pas nisjes së Universiteteve, porn ë realitet nuk kemi një lëvizje studentore. Por student që shkojnë me grupet politike që janë brenda revolucionit.
Pikërisht, grupet politike e kanë ushqyer protestën me njerëzit e tyre, që nga PD-ja, të majtët e Qorit e partia e Shehajt e Lapajt. Shto këtu edhe përfaqësuesit e rëndësishëm të islamit politik. Të cilët janë më të organizuarit.
Një lëvizje studentore, është e tillë, pasi nis si një organizim që vjen nga auditoret, ku në radhë të parë idetë politike dhe ato sociale dalin nga katedrat. Kjon ë Shqipëri nuk ka ndodhur, edhe pse ka student brenda kësaj lëvizjeje.
Të cilët, si ide kanë largimin e qeverisë dhe lançimin e tyre. Një ide legjitime, por e paartikuluar politikisht. Ndërkaq, mbetet problem koagulimi politik i kësaj lëvizjeje, i cili ditët e fundit po pëson një konflikt vibrant.
Çfarë do të ndodhë në këtë konflikt, i cili tashmë është politik? Të gjithë po bëhen gati për tu artikuluar politikisht, por në fakt u kujtuan vonë.
E sipas gjasave do ta kenë shumë të vështirë që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të majit.
Ngaqë, kompjuan modelin e vjetër berishjan të rrëzojmë Edi Ramën pastaj shohim e bëjmë. Një lëvizje politike, që në lançimin e saj, përgatit programin, skenarët, rrugët e mënyrat e realizimit të tyre.
Së paku në letër, e i bën këto publikę, duke ndarë idetë e qëndrimet me njerëzit. Ndërkohë siç pamë në javën e diegies së Tiranës, ata thjesht përkrahën një skenar makabër që së paku nuk u ishte thënë qytetarëve.
Skenar, i cili rezultoi një autogol, një patate e nxehtë, që tani secili do ta largojë nga vetja…











