• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zyrtare / Gabimi me pasaportat, koston do ta paguajnë qytetarët

by Java News
17/08/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 150 mijë shtetas shqiptarë duhet të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre, për shkak të një gabimi teknik gjatë prodhimit të dokumentit biometrik në vitet 2009-2010.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, pohon se, pasaportat, për shtetasit deri në 16 vjeç, aksidentalisht janë prodhuar me afat 10-vjeçar, ndërsa duhet të ishin me afat përdorimi për 5 vite.

Sipas ligjit, për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë, afati i vlefshmërisë për shtetasit nën 16 vjeç është 5 vite. Për periudhën prill 2009 dhe korrik 2010, Ministria e Punëve të Brendshme ka prodhuar 150 mijë pasaporta për shtetasit nën 16 vjeç në momentin e aplikimit, të cilët kanë pasur afat të pasaktë në vlefshmëri.

“Në vend që të ishte për 5 vite, ishte bërë 10 vite dhe kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik në sistem, që u konstatua me vonesë dhe ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e sistemit, bënë që të identifikoheshin gjatë kësaj periudhe në pasaportat e tyre” shprehet drejtori Doracaj.

I pyetur nga ‘Shekulli’ se kush e mban koston e rinovimit të pasaportave, Doracaj thotë:

“Nëse kompania private “Aleat” do të kërkonte që të bëheshin rinovimet e pasaportave brenda afatit 5-vjeçar, atëherë kostoja do të ishte e padiskutueshme e kompanisë, ndërsa në rastin konkret i mbetet qytetarit për të paguar rinovimin e dokumentit biometrik”.

Next Post

Merkel: Azil, jo kujtdo që beson se në Gjermani ka shans për punësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In