• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

by A R
20/07/2026 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Musabelliu, zv/Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, shpjegoi pse, sipas tij, është forcuar leku dhe është dobësuar euro.

“Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër. Duhet të kemi parasysh disa gjëra. E para dhe më e rëndësishmja, në gjuhën ekonomike këto faktorët të cilat cilësohen si elementët kryesorë që përcaktojnë le të themi një model makroekonomik quhen themele dhe këtu po flasim për inflacionin, për normën e papunësisë, për pagat, të cilat të gjitha kryqëzohen në një model për të parë se si po shkon ekonomia e një vendi. Raporti i janarit të 2025-s të FMN-së thotë dy gjëra shumë të rëndësishme në lidhje me këtë debat. E para, thotë që këto faktorët themelorë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar luhatjet e kursit të këmbimit lekë-euro në Shqipëri në masën 85 deri në 95% dhe vetëm një 5% i mundshëm i kursit të këmbimit valutor është ndikuar nga faktorë të jashtëm, që nuk cilësohen si faktorët themelorë të ekonomisë. Tani, të bëjmë një krahasim të 2015 me 2025, kjo ndoshta e bën edhe më të thjeshtë. Në 2015, 1 euro është këmbyer me 139 lekë. Si çdo treg i caktuar që është në një ekuilibër të caktuar, edhe tregu i valutës ka kërkesë dhe ka ofertë. Nga 2015 në 2025 kemi një rënie të euros krahasimisht me lekun prej 32.1%. Por, ndërkohë, çfarë ka ndodhur me fluksin e eurove që hyjnë në ekonominë tonë? Në vitin 2015 ne kemi patur një fluks të investimeve të huaja direkte prej 890 milionë eurosh. Kemi patur turistë të huaj që shpenzonin në Shqipëri 1,35 miliardë euro dhe kemi patur dërgesa të emigrantëve në Shqipëri me vlerën e 599 milionë euro, për një total që është 2,84 miliardë euro. Pra, në vitin 2015, në ekonominë shqiptare kanë hyrë 2,84 miliardë euro. Ndërsa, nëse vijmë në vitin 2025 shohim që fluksi i investimeve të huaja është rritur me 83.5%, duke arritur në 1.63 miliardë euro. Bumi i turizmit ka bërë që shpenzimet e vizitorëve të huaj në Shqipëri të arrijnë në 5,72 miliardë euro, duke u rritur me 323% krahasuar me vitin 2015. Ndërkohë që dërgesat e emigrantëve janë rritur me 87%, duke arritur në 1,12 miliardë euro. Pra, në total, në vitin 2025 në ekonominë shqiptare nga jashtë kufijve të Shqipërisë kanë hyrë 8,47 miliardë euro ose 203% më shumë sesa krahasuar me 10 vjet më parë. Pra, euro dhe leku janë dy mallra që shkëmbehen me njëri-tjetrin. Nëse ka shumë euro, vlera e euros bie. Nëse ka shumë gazetarë që janë në tregun e punës, paga e gazetarëve bie. Nëse ka pak gazetarë në tregun e punës, paga e tyre rritet. E njëjta gjë ka ndodhur me euron. Nga analiza e ekonomistëve të Bankës së Shqipërisë, nga analiza e FMN-së dhe e një sërë institucionesh të tjera, ajo çka ka rezultuar është shumë e thjeshtë: në gjuhë makroekonomike njihet si bilanci i pagesave, pra deficiti mes të hyrave dhe të dalave. Dhe ne, për herë të parë, në vitin 2025 kemi qenë në një sufiçit. Pra, më shumë valutë ka hyrë në Shqipëri sesa ka dalë. Patjetër që kjo ka forcuar, le të themi, çmimin e lekut në ekonomi dhe ka dobësuar atë të euros”, tha Musabelliu në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Tani, për të shpjeguar pse është mbiçmuar leku. Mbiçmimi më i madh i lekut ka qenë në periudhën 2023-2024, që përkon edhe me zhvillimin më të madh të turizmit. Ndërkohë që në 2024 dhe në vazhdim ne kemi një rënie ose një forcim të lekut me vetëm 2,8%. Çfarë ka shkaktuar kjo? Ka shkaktuar që nga njëra anë defiçiti tregtar, të ardhurat nga tregtia e mallrave që dalin dhe që hyjnë në ekonominë tonë të reduktohet nga 2021 në 2025 nga 7,7% e produktit të brendshëm bruto, në 0.7% të produktit të brendshëm bruto. Ndërkohë që defiçiti i llogarive korrente, pra të paratë që hyjnë dhe paratë që dalin, është reduktuar nga 13.4% në 5.5%. Kjo është kombinuar edhe me një rënie të rriskut sa i përket investimeve financiare në Shqipëri. Besueshmëria e ekonomisë shqiptare është rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rejtuar le të themi borxhin e Shqipërisë më lart krahasimisht me pesë apo 10 milionë dhe kjo ka bërë që të shtohen edhe depozitat në lekë, edhe kursimet në lekë, edhe investimet në lekë, duke rritur kërkesën për lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”, shtoi Musabelliu.

Next Post
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

"Një oficer ndodhej në lokal", Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In