• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

by E B
16/09/2026 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prefekti i Tiranës, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, e ka cilësuar qesharak vendimin e marrë sot nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, ku 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u dënuan me 81 vite burg në total.

Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Hajdari tha se vetë çështja ka nisur me një akuzë qesharake të Dick Martin, për transplant organesh në Shqipëri, gjë që sipas tij rezultoi një përrallë e madhe.

“Kjo çështje ka filluar me një akuzë qesharake të Dick Martin, që bënte fjalë për transplant organesh në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky ka qenë objekti në bazë të të cilit u kërkua ngitja e një gjykate të posaçme. Ajo ishte një përrallë e madhe. E gjithë historia 6 vjeçare është ndjekur nga ana ime dhe sot është momenti që kudo ku ka shqiptarë të flasim pa dorashka”, tha mes të tjerash Hajdari.

Më tej Hajdari tha se edhe nëse ish-Presidenti Hashim Thaçi nuk do të pranonte ngritjen e Gjykatës Speciale, ajo do të ngrihej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku jaën anëtare edhe Rusia e Kina.

Sipas Hajdarit, të gjitha provat me të cilat është furnizuar Gjykata Speciale, janë depozituar nga Prokuroria dhe Agjencitë Speciale të Serbisë.

“Në lidhje me pretendimet se përse pranoi Thaçi ngritjen e Gjykatës së Posaçme, përgjigja është e qartë, ose një gjykatë nën kurorën e OKB-së, ku anëtare në Këshillin e Sigurimit janë edhe Kina e Rusia, ose një gjykatë nën kurorën e Kosovës. Ky është një vendim qesharak, sepse të gjitha provat e servirura janë prova të servirura nga Prokuroria dhe Agjencitë Speciale të Serbisë”, shtoi Hajdari.

Next Post
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In