• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv/ministri i Brendshëm, Hodaj: Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re

by A R
04/08/2023 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Brendshëm, Juliam Hodaj në një deklaratë për mediat thotë se vetëpastrimi i policisë po hyn në një fazë të re.

Gjatë fjalës së tij, Hodaj shton se Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.

Hodaj thotë se goditja e elementëve të inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

DEKLARATA E ZV/MINISTRIT TË BRENDSHËM, JULIAN HODAJ:

Vetëpastrimi i organizatës së Policisë po hyn në një fazë të re. Për një betejë të suksesshme dhe në dobi të qytetarëve, të cilët meritojnë siguri publike me standardet më të mira, Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.

Në këtë kuadër, siç është theksuar nga Ministri i Brendshëm, goditja e elementeve te inkriminuar apo edhe shkelësve të etikës, edhe brenda radhëve të organizatës së Policisë së Shtetit do ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër të sundimit të ligjit.

Nga ana tjetër, një Polici e pastruar nga elementët e dëmshëm, qofshin këta të inkriminuar apo shkelës së etikës, është një vlerësim më shumë për punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me besim të palëkundur te shteti i së drejtës. Ata meritojnë respekt vlerësim e mbështetje.

Vetëm gjatë javës së fundit, falë operacioneve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive të juridiksionit të përgjithshëm janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore, konkretisht:

Në Durrës, një oficer policie, i dyshuar si i implikuar në korrupsion dhe në përpjekje për të zhbërë luftën e policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Rasti tjetër në Lezhë, ku punonjës të policisë kishin mbyllur sytë përballë kultivimit të bimëve narkotike, tregon se kushdo që kryen vepër penale duke përdorur apo duke u fshehur pas uniformës do të përgjigjet përpara ligjit. Këta individë që përdhosin uniformën, jo vetëm tradhtojnë kolegët e tyre dhe organizatën, por njollosin gjithashtu sakrificën dhe gjakun e atyre qindra dëshmorëve të rënë në krye të detyrës duke i shërbyer qytetarëve dhe shtetit.

Këto operacione janë vetëm fillimi dhe një sinjal i qartë për vendosmërinë pa kompromis të qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Brendshme për pastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit nga ata elementë të cilët e dëmtojnë atë.

Jo më pak i rëndësishëm – është zbatimi rigoroz i kodit të Etikës së drejtuesve dhe punonjësve të policisë së shtetit. I afishuar tashmë në çdo komisariat apo drejtori në Shqipëri, ky Kod duhet ti kujtojë të gjithëve se organizata ekziston për t’i shërbyer qytetarëve. Jo rastësisht, këtë javë janë zbatuar edhe masa ndëshkuese për shkelje të këtij kodi deri në përjashtim punonjësish dhe kështu do vazhdojë të jetë për këdo që nuk e respekton atë.

Në emër të Ministrisë së Brendshme shpreh besimin se, forcimi i bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të zinxhirit të drejtësisë, në luftën e përbashkët për goditjen e krimit, do t’i japin Shqipërisë dhe shqiptarëve një nivel akoma më të lartë të sundimit të ligjit.

Përfitoj nga rasti që në emër të Ministrisë së Brendshme, të inkurajoj të gjithë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin punën e Policisë së Shtetit. Angazhimi juaj, me denoncime për raste të shkeljes së ligjit apo shkelje të etikës, do ta bëjnë Policinë një organizatë më të shëndetshme, në zbatim të ligjit dhe garantimit të rendit e sigurisë publike.

Integriteti, profesionalizmi dhe etika janë kolona mbështetëse për të ngritur standardet e policimit. Ndaj ne do të shohim dhe do të ecim vetëm përpara. Faleminderit.

/a.r

Next Post
I ikën patrullës dhe kundërshton me forcë efektivët, arrestohet emigranti nga Anglia

28 doza kanabis në makinë, kapet në flagrancë i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për zjarre, IGJEO: Fieri, Lezha dhe Durrësi me rrezik të lartë sot dhe nesër

I nxehti përvëlues, IGJEO jep alarmin: Ja 8 qarqet më të rrezikuara në fundjavë dhe harta e zjarreve! Mbi 500 forca dhe 4 mjete fluturuese në operacion

August 7, 2026
“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

August 7, 2026
Kritikat e Ramës, jep dorëheqjen Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë

Rregullat e punësimit, Ministria e Financave projektligj të ri për kompanitë: Të bëhen publike pagat për çdo vend të lirë dhe kuotat

August 7, 2026
Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke! Franca i dha azil, Ankaraja e ka dënuar për terrorizëm, kundërshtare e Erdogan

August 7, 2026
Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

Një tjetër shqiptar bëhet pjesë e futbollit anglez, Armend Muslika firmos kontratën e parë profesioniste me Tottenham

August 7, 2026
Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

Qeveria kroate rrit pensionet e veteranëve: 3 euro për çdo muaj të kaluar në front

August 7, 2026
AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

AI krijon viruse që luftojnë bakteret rezistente, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet e sigurisë

August 7, 2026
“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com