• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

by Mero Baze
25/11/2026 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një betejë të pavërtetë kundër Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, që po përpiqet të paraqitet si luftë e shenjtë kundër tij, në emër të demokracisë së brendshme në Partinë Socialiste.

Lufta e shenjtë për rregullat demokratike brenda partive është një luftë e humbur, apo më mirë të themi, një luftë e panisur kurrë nga ata që duhet ta nisin dhe nga koha kur e nisin. Është një luftë e vdekur për 35 vite demokraci në Shqipëri.

Kjo luftë është praktikë e zakonshme e Partisë Demokratike nga viti 1992 e në vazhdim, e cila ka prodhuar vazhdimisht ndarje të vogla nga PD-ja, duke e ruajtur shumicën e saj rreth berishizmit.

Socialistët e kanë filluar këtë proces ndarjeje në vitin 2004 me Lëvizjen Socialiste për Integrim, fraksioni më serioz që ka prodhuar mungesa e rregullave të lojës në Partinë Socialiste, dhe më pas ka vazhduar me humbje të vogla, të parëndësishme, si ikja e Islamit, Malajt. Me ardhjen në pushtet, zakonisht pakënaqësi kanë shkaktuar vetëm ndryshimet e qeverive dhe ministrat e pakënaqur nga shkarkimet.

Më të pakënaqurit në vite nga Rama janë gjithë ish-ministrat e jashtëm të tij, kjo dhe për shkak të një lloj deliri që i kap nga kontaktet personale me figura të rëndësishme të politikës ndërkombëtare për shkak të detyrës.

Problemi nuk është se në Partinë Socialiste ka rregulla të forta loje brenda saj dhe këta ankohen kot. Problemi është se Partia Socialiste nuk është parti e dështuar në pushtet, por fitimtare, në katër mandate nën drejtimin e Edi Ramës, dhe ti nuk mund t’i kërkosh fitimtarit të votëbesohet dhe nga ty kur votëbesohet nga shqiptarët.

Tani le të vijmë te dy kërkesat më të forta të javës së fundit, kërkesën e Veliajt për mocion mosbesimi ndaj Ramës dhe sfidën e Spiropalit që ai të votëbesohet në forume.

Problemi i parë që ka një parti në pushtet në bilancin e tij lidhur me figurat politike është se kush nga figurat politike i ka dhënë kosto pushtetit. Nëse do të bëjmë një listë se kush nga ish-ministrat e Edi Ramës i ka rënduar imazhin Partisë Socialiste si parti e korruptuar apo e lidhur me grupe kriminale, atëherë duhet të jemi seriozë, të marrim për statistikë jo vetëm ata që janë vënë para përgjegjësisë penale bazuar mbi prova, por dhe të tjerë ende të padënuar që mund të rezultojnë të përfshirë në vepra të tilla.

Këta janë të vetmit njerëz që i kanë borxh pushtetit të Partisë Socialiste imazhin e tyre të keq. Dhe për këta duhet kërkuar natyrisht distancim nga Partia Socialiste.

Problemi që Edi Rama nuk ka bërë garë për rizgjedhje me rival brenda PS-së qyshkurse ka marrë pushtetin është qesharak dhe i pasinqertë.

Është qesharak, pasi një kryeministër që të jep fitore në zgjedhje dhe të çon nga mandati në mandat në pushtet, nuk ke si ta sfidosh për ta zëvendësuar, pasi statuti i partisë e ka të qartë që kryetari është kryeministër, dhe nuk mund të zgjedhësh kryeministrin nga populli, pastaj kryetarin e PS-së, që mund të bëhet kryeministër nga “forumet”, siç i quajnë këta institucionet brenda PS-së. Që as vetë nuk e dinë kush është anëtar.

Nga ana tjetër, është dhe kërkesë e pasinqertë, edhe pse duket si sfiduese, pasi nuk di kush do ta mundë Edi Ramën brenda PS-së tani që ai është në kulmin e pushtetit të vet. Mendoj se dhe nëse humbet pushtetin, nga kjo garniturë vështirë se e sfidon dot kush, e jo më tani që është në pushtet.

Prandaj kërkesat e forta, gjoja sfiduese për Ramën, janë dhe më të lehtat për të dhe ato që i japin atij më shumë pikë në raport me kritikët e tij. Askush nuk e merr seriozisht as kërkesën për mocion të Veliajt dhe as sfidën e Spiropalit për votëbesim. Më shumë seriozisht do të merreshin kërkesa që sfidojnë PS-në të debatojë për korrupsionin dhe vendosjen e standardeve të brendshme për të akuzuarit për korrupsion, që të mos trajtohen me disa standarde. Kjo së paku do të nxiste debatin për koston që i japin pushtetit njerëzit e akuzuar për korrupsion.

Nga ana tjetër, betejat e shëmtuara brenda Partisë Socialiste kundër njëri-tjetrit, me portale të paguara, me fundërrina që zgjasin kokën në çdo ekran për llogari të qarqeve brenda klaneve të PS-së, për të sulmuar kundërshtarët e tyre, duhet të marrin fund dhe duhet të kthehet në disiplinë partie.

Socialistët janë e vetmja parti që unë njoh si veteran i gazetarisë politike që këto 14 vjet në pushtet kanë prodhuar media alternative private kundër njëri-tjetrit, me portale anonime linçuese kundër njëri-tjetrit, që të gjithë thuajse e dinë se kush i paguan. Nuk po flas për mediat e mëdha dhe gazetat profesionale, por për fundërrina të keqpërdorura nga SPAK-u dhe vetë socialistët kundër njëri-tjetrit.

Janë ata që herë e kanë pseudonim Nesti Angoni, herë Voltmetri, herë Erzeni e herë Valbona, por njerëz të përdorur për luftëra të pista brenda pushtetit.

Kërkesat për luftë të shenjtë kundër Edi Ramës, duke i kërkuar votëbesim apo rizgjedhje në krye të PS-së, janë luftë burokratike e padobishme, sidomos për ata që e bëjnë. Ato janë një rast që Edi Rama të konfirmojë fuqinë e pushtetit që ka. Është e tepërt që kjo të bëhet në emër të plotësimit të dëshirave të kundërshtarëve të vet.

Edi Ramën e vë më shumë në vështirësi duke i kërkuar llogari si e zgjedh kryetarin e SHISH-it, si e zgjedh drejtorin e hipotekës apo të IKMT-së, pse i zgjedh ministrat pa i njohur dhe personalisht, pse nuk konsultohet me kryesinë e PS-së para formimit të qeverisë për të rritur përfaqësimin politik etj., sesa t’i kërkosh llogari pse nuk votëbesohet si kryetar i PS-së. Vetë është votëbesuar masivisht nga populli shqiptar. Pushteti i tij ka nevojë për kontroll, jo posti i tij. Atë e kanë në dorë shqiptarët.

Edi Rama do të ketë orën e vet të gjykimit në Partinë Socialiste, por do ta ketë kur të humbasë zgjedhjet. Dhe nuk besoj se ai do të presë ta gjykojnë atëherë, pasi mund të mos ua japë shansin. Deri atëherë, debatet brenda PS-së duhet të jenë të sinqerta dhe politikisht korrekte, për ta vënë gishtin te plagët e krijuara nga qeverisja e keqe e pushtetit dhe jo nga qeverisja e keqe e PS-së. PS-ja është qeverisur në atë mënyrë që është parti fitimtare. Qeveria e vendit natyrisht ka probleme dhe ndaj atyre duhet betejë e sinqertë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

November 25, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

November 25, 2026
“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

November 25, 2026
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

November 25, 2026
Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

Polonia shpall zonë ndalim-fluturimi pranë kufirit me Ukrainën, thirrje aleatëve të NATO-s për masa të ngjashme!

November 25, 2026
Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

November 25, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Kjo është histori e Shqipërisë, jo kinematografi e realizmit socialist!

November 25, 2026
Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

Arrestohet miku i Vuçiç, shpërthejnë duartrokitjet në Kuvendin e Serbisë: Kemi të bëjmë me idiotë!

November 25, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In