Dy shtetas shqiptarë janë paraqitur në gjykatën e Norwich, në Britani, të akuzuar për vjedhjen e disa sendeve me vlerë nga rezidenca Anmer Hall, ku qëndrojnë herë pas here Princi William, bashkëshortja e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre.
Dy shqiptarët, Arilen Ndoci, 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, kanë dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, të akuzuar për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paligjshme në rezidencën mbretërore Anmer Hall, në Norfolk të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë gjashtë butona këmishash (aksesorë që vendosen te mëngët) dhe një orë, pasi janë ngjitur përmes një tubi kullimi për të hyrë në ndërtesë.
Dy shtetas shqiptarë janë vënë nën akuzë në Angli, pasi dyshohet se kanë kryer një vjedhje në rezidencën rurale të Princit William dhe Princeshës Catherine, e njohur si Anmer Hall, e vendosur në pronën mbretërore Sandringham.
Të dyshuarit, Arilen Ndoci (foto poshtë), 32 vjeç, dhe Mirgen Doku, 34 vjeç, u paraqitën para Gjykatës së Magjistraturës në Norwich, ku u përballën me akuzat për vjedhje me shkatërrim dhe hyrje të paautorizuar në një pronë të mbrojtur.
Sipas të dhënave të paraqitura në seancën gjyqësore, dyshohet se ata kanë hyrë në rezidencë duke u ngjitur përmes një tubi kullimi dhe kanë depërtuar deri në dhomën e veshjes, prej nga pretendohet se kanë marrë gjashtë butona mëngësh, që i përkisnin Dukës së Edinburgut, si dhe një orë me vlerë ende të papërcaktuar.
Prokurori John Cooper tha se alarmi në pronë u aktivizua në orën 17:49 të 23 nëntorit, ndërsa tre persona u panë duke lëvizur me vrap drejt banesës. Pak minuta më vonë, u aktivizuan edhe alarmi pranë dritares së ndërtesës.
Gjatë hetimeve, në tubin e kullimit u konstatuan shenja dëmtimi, ndërsa një kornizë e jashtme dritareje ishte dëmtuar gjatë hyrjes në ambientet ku ndodhej dhoma e zhveshjes.
Dy prej të dyshuarve u vunë re nga një punonjës i sigurisë së pronës, i cili gjatë një patrullimi i pa duke u larguar drejt një zone të pyllëzuar. Në kërkim u angazhuan qen policie, dronë dhe helikopteri i Policisë Kombëtare Ajrore.

Pamjet nga dronët treguan të dyshuarit duke lëvizur në pyll, ku dyshohet se kishin hedhur edhe sende të përdorura për vjedhjen. Sipas prokurorisë, të dy u arrestuan pa këpucë.
Dy të dyshuarit u arrestuan në afërsi të vendngjarjes, ndërsa një person i tretë, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen, është ende në kërkim.
Gjatë seancës gjyqësore u bë e ditur se Ndoci dhe Doku janë shtetas shqiptarë që dyshohet se kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Sipas informacionit të paraqitur në gjykatë, Doku banon në zonën e South Kensington, në Londrën perëndimore, ndërsa Ndoci nuk ka një adresë të përhershme.
Në momentin e incidentit, Princi William, Princesha Catherine dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, nuk ndodheshin në Anmer Hall, por në rezidencën e tyre kryesore në Windsor.
Të dy personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. /Daily Mail/










