• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zv.kryeministrja sqaron: Ja rastet kur nëpunësit penalizohen nga pjesëmarrja në fushatë

by A R
02/06/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/kryeministrja teknike, Ledina Mandija ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku ka sqaruar se zyrtarët që shkelin ligjin dhe marrin pjesë në fushatë do të penalizohen. Ajo bën me dije se nëpunësit kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete politike por jashtë orarit zyrtar. Po ashtu, ajo sqaron se nëpunësit nuk mund të shprehen publikisht për bindjet politike.

DEKLARATA

Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija për të drejtat dhe  përgjegjësitë e administratës publike

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik, në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

Next Post
PD depoziton listë gjysmake në KQZ, janë vetëm 95 emra kandidatësh pa asnjë dokumentacion

KQZ vijon implementimin me konsensus të marrëveshjes PD-PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In