• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zoti Rama, cili shtet e vrau gjyqtaren Hafizi?

by A R
31/08/2017 23:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga A. Rada / JavaNews

Fildeze Hafizi  humbi sot jetën nga dora kriminale e ish bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi. Një ngjarje e rëndë kjo që më shumë sesa një lajm rutinë nxori në pah se krimi brenda familjes është një episod i pambyllur për shoqërinë shqiptare. Ngjarja e sotme, për hir të së vërtetës, ishte një kronike e paralajmëruar pasi Hafizi u kishte kërkuar ndihmë të vazhdueshme institucioneve. Dhe ishte pikërisht organi më i lartë i drejtësisë, gjykata, që ia ktheu Fildeze Hafizit në bumerang situatën ku ndodhej.

Mbrëmjen e sotme, Luan Rama si një nga zërat kryesore të LSI, kërkoi përgjegjësi nga shteti. Është e dhimbshme të bësh politikë në kurriz të një viktime për hir të opozitës, por jo të bësh gazetari.

Rama, si kreu i Grupit Parlamentar të LSI, shkoi deri aty saqë akuzon për një vrasje shtetërore. Për një neglizhencë ndaj një jete që me vendim gjykate duhej të përfitonte mbrojtje. Mirëpo Rama harron diçka thelbësore sikurse të gjithë reagimet e mëparshme që vijnë nga LSI për vrasjen e nënës së dy fëmijëve.

Se pari, zoti Rama a mund të na thoni se cilat ministra e kanë udhëhequr Drejtësinë në 4 vitet që lamë pas, kohë kjo edhe kur Fadil Kasemi përfitoi nga amnistia? A nuk ishte nën tutelën e PD-së Këshilli i Lartë i Drejtësisë? Apo nën drejtimin e LSI-së Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve? Dhe a nuk ishit ju për katër vite në krye të Ministrisë së Drejtësisë? Ka një problem në këtë mes, që media e ka zbardhur gjatë së enjtes.

Ministria e Drejtësisë, si hartuesja e listave të amnistive ku përfitoi Kasemi, është drejtuar nga Nasip Naço, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili. Dhe, shteti është konotacion i gjerë dhe abuziv. Kur themi shtet nuk nënkuptojmë qeveri, por tërësinë e Republikës me President, ekzekutiv, opozitë dhe kufinj.

Nevoja për sulme politike mund të jetë e madhe, por të lash duart si Pons Pilati është demode. Zoti Rama, cili shtet e vrau Fildeze Hafizin? Ai i dashurisë dhe qetësisë, apo ai i amnistive në prag fushate?

Statusi i plotë i Luan Ramës`:

Një zë që thirri në shkretëtirë!

Fildeze Hafizin e vrau shteti!

Cronaca d’un muerte anunçiada! (Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar). Më erdh në mend titulli i këtij libri të famshëm të Marques-it, pas gjithë asaj tragjedie kriminale që fatalisht vrau jetën e një gruaje – nënë e qytetare e mirë!
Fjalët, tani që Fildeze Hafizi nuk jeton më, e vrarë në mes të ditës mu mes të Tiranës, nuk kanë asnjë vlerë!
Sepse ajo i tha dhe i bëri të gjitha sa qe gjallë; denoncoi, luftoi, kerkoi ndihmë e mbrojtje për jetën, e megjithatë humbi!
Humbi në betejën e jetës së vet!
Megjithëse u përpoq që në këtë betejë të mos ishte e vetme!
Humbi sepse e vranë!
E vranë, sepse ne e lamë vetëm!
E vranë!!!
E vrau shteti i vet, ai që më së pari e kishte për detyrë ta mbronte!
E vrau mosveprimi, indiferenca, heshtja, braktisja e të gjithëve ne që e kishim për detyrë ta mbronim!
E vrau sistemi që ne kemi krijuar që e kishte për detyrë ta mbronte!
E vranë kolegët e sajë, prokurorë e gjyqtarë që me veprimet e mosveprimin e tyre kriminal nuk zgjodhën ta mbronin me armët e drejtësisë, por e vranë duke mbajtur anën e ish-burrit vrasës e duke u bërë ortakë me të në këtë krim makabër!
E tani, ajo, gruaja e pambrojtur, nëna e dy fëmijëve jetimë, gjyqtarja e përkushtuar, qytetarja e mirë Fildeze Hafizi nuk jeton më!
Për fajin tonë! Për fajin e shtetit në shërbim të të cilit ishte!
Prandaj tash e mbrapa fjalët nuk kanë më asnjë vlerë!
Shteti vrasës, qeveria vrasëse, prokuroria vrasëse, gjykatat vrasëse, politika vrasëse, shoqëria vrasëse, nëse duan të dëshmojnë se nuk do të jenë të tillë, pra nëse nuk do të jenë vrasëse edhe nesër, edhe pasnesër, edhe në çdo ditë të së ardhmes tonë, le ta dëshmojnë duke “vrarë” me forcën e ligjit të gjithë vrasësit e Fildezit, nënës së dy fëmijëve jetimë!
Ndërsa krerët e drejtësisë e të qeverisë e të gjithë ata të cilëve gjyqtarja e vrarë ju kerkoi ndihmë për t’i shpëtuar jetën, le t’i mbajnë letrat e saj si dëshminë e një zëri që thirri në shkretëtirë, por që nuk e dëgjoi njeri! Vox clamantis in deserto! – sipas Biblës.

 

Next Post
Vrasja e paralajmëruar gjyqtares, dhuna e kanosja me armë u injoruan me amnistinë

DOKUMENTI/ Prokuroria 'hodhi në kosh' kallëzimin e gjyqtares Hafizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In