• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOKUMENTI/ Prokuroria ‘hodhi në kosh’ kallëzimin e gjyqtares Hafizi

by Java News
01/09/2017 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e bujshme të ndodhur ditën e sotme, të gjyqtares Fildes Hafizi, ndërsa vazhdon të thellohet edhe braktisja që i ishte bërë asaj nga shteti në lidhje me problemin me ish-bashkëshortin. 3 muaj përpara se Fildes Hafizi të kërcënohej me armë në plazhin e Golemit, ajo kishte bërë denoncim në Prokurorinë e Tiranës kundër ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemit, por në mënyrë arbitrare organi shpërfilli këtë procedim.

Report tv mëson se në prill të 2015, Hafizi kishte denoncuar ish burrin për dhunë e kërcenim me armë, por me një vendim të çuditshëm më 13 prill të 2015 prokuroria refuzoi këtë procedim. Sipas Prokurorisë, Fadil Kasemi ka pasur një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga xhepi, por pa kryer veprime të më tejshme, dhe për këtë është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

3 muaj më vonë në korrik të 2015 në plazhin e Golemit, Fadil Kasemi tentoi të vriste ish gruan e tij, por ndërhyrja e kohë e disa plazhistëve dhe stafit të një lokalit i shpëtoi jetën gjyqtares. E gjithë skena ka ndodhur përpara të fëmijëve të mitur të Fildes Hafizit dhe ish bashkëshortit të saj Fadil Kasemi.

Ndërsa më herët u bë publike edhe letra që Hafizi i kishte dërguar Donald Lu-së, ku i ka sqaruar atij edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhej. Ajo theksonte se ish-burri tentoi ta vriste, ndërsa prokuroria e akuzoi vetëm për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Hafizi i shkruante para një viti ambasadorit se ndihej e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit.

“Nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër.

Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj” i shkruante ndër të tjera ajo Lu-së.

Fildes Hafizi u vra ditën e djeshme në zonën e Xhomllikut në Tiranë nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, brenda makinës së saj ndërsa po parkonte poshtë pallatit ku edhe banonte  bashkë me djalin dhe vajzën e saj.

Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.

dokumenti dhe detaje te reja nga ngjarja

ma.me

Next Post
Një tërmet në Deçan

Një tërmet në Deçan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

SHBA në festë, siguron kualifikimin në raundin tjetër të Botërorit

June 20, 2026
Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqia katastrofë, mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

June 20, 2026
Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In