• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diploma me pesa e prokurorit Dado, gazetari: Tani të gjithë nëpunësit të tregojnë notat

by A R
24/02/2025 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i listës së notave të prokurorit Ols Dado, i cili kishte 5-a ka sjellë mjaft debat në publik.

Gazetari dhe shkrimtari Naim Zoto, në një status të tij, shkruan:” Pas publikimit të këtij dokumenti, edhe pse nuk dua ta besoj që është i vërtetë, gjithë administrata dhe të zgjedhurit e lartë të publikojnë urgjentisht dëftesat universitare! Dhe, meqë jemi në prag të zgjedhjeve, kandidatët për deputetë duhet ta bëjnë të parët:”. Sot u publikuan disa shkrime mbi notat dhe problemet e prokurorit që arrestoi kryebashkiakun e Tiranës.

Shkrimi i plotë

Ols Dado student me pesa, notë të mirë vetëm në fiskulturë. Thellohet skandali i emërimit prokuror

Kjo listë notash mund të shpjegojë deri diku shifrën 869 mijë euro e theksuar që krye të dosjes së Erion Veliajt, e hedhur poshtë nga ky i fundit dhe bashkëshortja e tij si një fabrikim dashakeq. Faktet e pretenduara në dosje, të cilat po çmontohen çdo ditë, një nga një, nga vetë Erion Veliaj, do të shqyrtohen nga gjykatat, por mesatarja e ulët dhe notat kaluese të Ols Dados në lëndët kryesore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Drejtësisë, shtojnë dyshimet rreth paligjshmërisë së katapultimit të tij në funksion prokurori. Notat e Ols Dados në kontabilitet dhe e drejtë civile janë pesë, ndërsa në fiskulturë vlerësimi është maksimal, dhjetë.

Notat në arsimin e mesëm të Ols Dados, i cili shfaqet herë si noter, herë si prokuror, herë si ndërtues, herë si filozof në Athinë me bagazh Aristotelik dhe herë si violinist, janë edhe më skandaloze. Dado nuk plotësonte kriteret e mesateres për t’u regjistruar në Fakultetin Juridik në Tiranë, por u pranua me listat e të përndjekurve të PD-së në vitin 1991.

Në një kurs me Argita Berishën, Sokol Olldashin dhe Ina Ramën, përfundoi pa lavdi fakultetin juridik dhe u diplomua “jurist”. Nga data 16.12.1995 deri në 15.2.1996 punoi pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Nga data 16.2.1996 deri në 10.9.1996 punoi pranë “A.M.C” sh.a. Nga data 29.1.1997 deri në 8.11.2000 punoi pranë Bashkisë Durrës. Nga data 1.7.2003 deri në 29.9.2005 punoi në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Në vitin 2008 bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado, deri në vitin 2008.

Në 4 nëntor 2008, zonja Ina Rama, në atë kohë në funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, i propozon Bamir Topit, asokohe President, emërimin e Ols Dados prokuror në Progradec. Propozimin e saj, zonja Rama e mbështet në nenin 149 pika 3 të Kushtetutës dhe në nenin 8, pika 2, germa ‘b’ të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë (i pa ndryshuar deri ditën e firmosjes së këtij propozimi). Mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, Presidenti Bamir Topi, në 17 nëntor 2008, miraton propozimin e Ina Ramës, duke dekretuar emërimin e Ols Dados prokuror në Pogradec.

Neni 17 i ligjit, përpos të tjerave, parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.

Ols Dado nuk plotësonte as kriteret e parashikuar në nenin 17 dhe as në nenin 18 të ligjit nr. 8737 datë 12. 02. 2001 për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Dado kishte vetëm arsimin juridik dhe nuk kishte punuar 3 vite në një nga funksionet e parashikuara nga neni 18 i ligjit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin në funksionin e prokurorit. Qëndrimi i tij çdo ditë e më shumë në SPAK thellon mosbesimin në drejtësinë e re, duke u kthyer në një kosto pikësëpari për vetë SPAK, por sidomos për ILD dhe KLP.

Next Post
Si bëhej pazari për “Toyota Yaris”? Bisedat në Sky ECC nxjerrin në pah skemën: 15 me 15

Si bëhej pazari për “Toyota Yaris”? Bisedat në Sky ECC nxjerrin në pah skemën: 15 me 15

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In