• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zoran Mamdani një fenomen botëror

by Auron Tare
05/11/2025 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Auron Tare 

“New York është një qytet i ndërtuar nga emigrantët, do të mbetet një strehë për emigrantët dhe që  nga sot do të drejtohet nga një emigrant” – Zohran Mamdani 

Sot Amerika u zgjua me një tronditje thelbësore në politikën e saj tradicionale. Një i ri mysliman, vetëm 34 vjeç, rrëzoi një dinasti politike të korruptuar në palcë, duke u bërë Kryetari i ri i Bashkisë së New Yorkut. 

I sulmuar nga një establishment politik jo vetëm i plakur në pamje, por edhe në ide dhe lidership, Mamdani përmbysi të gjitha parashikimet politike të analistëve të përnatshëm në televizionet amerikane. Ai është myslimani i parë në Shtetet e Bashkuara që arriti të mundë të gjithë skeptikët konservatorë, kristianë apo protestantë, të cilët u përpoqën ta kanalizonin debatin si një çështje esencialisht politiko-fetare, duke paralajmëruar një “katastrofë” mbi New Yorkun nëse një qytetar “i ndryshëm”, një emigrant, një mysliman, do të vinte në pushtet. 

Në fakt, Mamdani ia doli të mobilizonte një numër të madh vullnetarësh, të cilët çdo ditë punuan me përkushtim për një ndryshim kaq thelbësor në politikën e New Yorkut. Ai solli në debat protestën dhe shpirtin e mijëra newjorkezëve, zëri i të cilëve nuk dëgjohej nga establishmenti i korruptuar politik që sundonte mbi qytetin. 

Mamdani, në kontrast me një kandidat të lodhur nga pushteti i gjatë, u mor me problemet themelore të qytetit: transportin, menaxhimin e mbetjeve, qiratë e larta, shendetesine dhe faktin që qyteti ka një nivel të ulët të cilësisë së jetesës. Të gjitha këto çështje e bënë atë një kandidat shumë të pëlqyeshëm për një popullatë të lodhur nga stanjacioni i gjatë politiko-ekonomik që ka mbërthyer qytetin e famshëm. 

Zgjedhja e një të riu që vinte nga anonimiteti është, në fakt, një shembull i gjallë se si një brez i ri politikanësh idealistë po rrëzon status quo-në politiko-ekonomike në Amerikë. 

Shembulli i Mamdanit do të ketë një efekt thelbësor në shumë vende dhe është pa diskutim, një dëshmi se si një brez i ri mund të rrëzojë establishmentin politiko-ekonomik. Me shpresën se ky shembull do të lexohet edhe në Shqipëri nëse, sigurisht, ka të rinj që mund të ndjekin modelin Mamdani. 

Next Post
Rama kërkon mbledhje, të gjithë deputetët e Tiranës pritet të shkojnë në selinë rozë

Rama kërkon mbledhje, të gjithë deputetët e Tiranës pritet të shkojnë në selinë rozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In