• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Zogu” Tiranës prezanton të fejuarën (FOTO)

by A R
20/12/2015 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai është pjesë e mëngjeseve të çdo familjeje shqiptare dhe njihet nga çdokush si “Zogu” i Tiranës. Pasi ka provuar pothuajse çdo gjë, botën e modelingut dhe spektaklit, televizionin, së fundmi ka shkruar edhe një libër. E tashmë ka vendosur që projekti i radhës të ketë lidhje me muzikën. Bëhet fjalë për Hermes Nikaj. Ai ka realizuar një set fotografik së bashku me të fejuarën e tij, Angelën, me rastin e festave të fundvitit.

Nikaj thotë se ky është seti i parë që realizojnë së bashku me motive festash. Në këtë intervistë, ai tregon lidhur me dëshirën për të realizuar diçka ndryshe dhe festive, bashkëjetesën me të fejuarën, si edhe ku do t’i kalojë festat e fundvitit.

1024px-Saddam-family-Pre1995-24

Ke realizuar një set fotografik me motivet e festave së bashku me të fejuarën tënde. E kishe menduar më herët apo ishte një dëshirë e momentit?

Me rastin e festave të fundvitit, së bashku me të fejuarën time, Angelën realizuam një set të ri fotografik që mban vulën e fotografes Fjoralba Maliqi. Sigurisht, e kishim menduar më herët për të bërë këto foto, por pse jo edhe një dëshirë për të sjellë për publikun disa fotografi të reja. Duke qenë se është atmosferë festash, plot ngjyra, menduam që seti të përmbante motivet e kësaj periudhe në mënyrë që të realizohej diçka e këndshme dhe e veçantë.

Nuk është hera e parë që realizon sete fotografike, por është hera e parë që realizove diçka festive. Si u ndjeve këtë herë?

Po, është seti i parë fotografik që unë realizoj me motivet e festave. Angela është me kapuç babagjyshi, janë disa dekore që identifikojnë atmosferën e festave, po ashtu edhe ngjyrat e veshjeve tona. U ndjemë shumë mirë, sepse të dy jemi mësuar tashmë me aparatin, duke qenë se fillimet tona kanë qenë në botën e modelingut. Edhe Angela u ndje shumë e lirshme përpara aparatit, pasi ishte njësoj si në aktivitetet e modës në të cilat ka qenë pjesëmarrëse, me ndryshimin që kjo gjë ishte diçka më private.

Si po shkon bashkëjetesa juaj?

Bashkëjetesa po shkon shumë mirë. Në fakt, kishim menduar që për Krishtlindjet të pinim edhe kafetë e para, në sensin që familjet tona të takoheshin me njëra tjetrën, por për arsye se im atë pësoi një aksident, dhe realisht ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, e kemi shtyrë për disa muaj më vonë. Bashkëjetesa po shkon relativisht mirë, jemi të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Para pak kohësh në emisionin e mëngjesit pranë teje ishte edhe Angela. Për shumicën e meshkujve është e sikletshme të prezantojnë të fejuarën në ekran.Po për ty si ishte?

Para disa ditësh, Angela ishte pjesëmarrëse në emisionin e mëngjesit, ku foli për bashkëjetesën, duke dhënë disa detaje dhe ku vërtetoi se ne jemi bashkë në çdo vend, në çdo event. Nuk ishte aspak e sikletshme për ta prezantuar të fejuarën time në ekran, pasi unë flas vazhdimisht për të dhe do doja që publiku të njihej me pamjen e saj.

Ku do t’i kalosh festat?

Festat mua më pëlqejnë shumë. Primare është familja, kështu që mund të them se deri në orën 00:00 do darkoj me familjen dhe më pas me shoqërinë, kolegët e punës. Kam një axhendë mjaft të ngarkuar, por do mundohem të balancoj çdo gjë me kohën që kam në dispozicion.

 

 

Next Post

Themelohet universiteti i dytë publik shqiptar në Maqedoni, me emrin “Nëna Terezë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In