• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Rezultati i 14 majit tregoi se në luftë kundër perëndimit nuk fitohet. Berisha është në një beteje karshillëku

by Java News
22/05/2023 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, në një intervistë të dhënë për ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se rezultati i 14 majit tregoi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, Zogaj tha se demokratët bojkotuan se u ndien të braktisur.

“Rezultati për mua ka qenë i pritshëm. Unë e kam parashikuar këtë humbje të thellë të opozitës, asaj të madhe me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ por edhe të opozitës në tërësi ku përfshihet edhe Partia Demokratike.  Humbja në bastione përfaqëson sintezën e të gjithë asaj që ka ndodhur në Partinë Demokratike dhe në opozitën shqiptare që nga shtatori i vitit 2021, që është histori përçarjes, konfliktesh të brendshme. Është një proces i gjatë që ka lënë te zgjedhësit demokratë dhe të opozitës shijen e një braktisjeje të madhe. Ka pasur një bojkotim të madh të zgjedhjeve, sidomos në Shkodër.

Vetë grupi që ka premtuar fitoren, ai i ‘Rithemelimit’ nuk ka arritur të mbajë premtimin dhe përkundrazi ka humbur edhe më thellë se sa pritej, sidomos në Bashkinë e Shkodrës, edhe pse PD zyrtare nuk kishte kandidat. Nuk mund të fitohet në këto rrethana dhe në këtë kontekst politik dhe gjeopolitik. Nuk mund të fitohen në marrëdhënia të bllokuar me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Kush mendon të kundërtën nuk jeton në këtë botë politike. Shqipëria është pjesë e vendeve të botës së lirë dhe çdo gjë që ndodh këtu është në lidhje me aleatët tanë. Nuk mund të ketë fitore elektorale nga ata që nuk pranohen nga partnerët që janë perëndimorë”, tha Zogaj.

I pyetur se ai pret ndonjë reflektim të Berishës në lidhje me këtë, Zogaj tha se ai është në një betejë karshillëku me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe.

“Berisha është në një beteje sedre dhe lidhur ngushtë me këtë betejë është dhe një betejë karshillëku, kryesisht me SHBA-të por edhe me Britaninë e Madhe. Ndoshta në fillim ka menduar se do të ketë sukses. Por tashmë e provuan të kundërtën. Duke para rezultatin e këtyre zgjedhjeve ai mund edhe të reflektojë. Gjatë këtyre 30 viteve kam konstatuar se ai nuk është bindur shumë nga zhvillimet e brendshme, por gjithmonë janë zhvillimet e jashtme ato që i kanë diktuar vendime të vështira”, vijoi drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike.

Ndërsa në lidhje me rezultatin e Partisë Demokratike zyrtare, Preç Zogaj tha se u arrit objektivi i mbijetesës dhe ruajtja e asaj që ai e quan busulla euroatlantike e partisë.

“PD zyrtare ka shpresë pë rtë ardhmen, ecën në një rrugë të ngushtë por të hapur. Ndërsa pjesa tjetër duket sikur ecën në një rrugë të gjerë por e cila është e mbyllur. Nga kjo pikëpamje PD zyrtare ka një shpresë, në këto zgjedhje për mendimin tim ajo arriti objektivin e mbijetesës. Ruajti busullën e saj euroatlantike. Të tjerët mund të bashkohen me PD-në euroatlantike dhe jo kjo PD të sakrifikojë orientimin”, tha ndër të tjera Zogaj në intervistën për Report Tv./m.j

Next Post
I skeduar 3 vite më parë për mashtrim/ Ky është i infiltruari që futi në “kurth” Fredi Belerin, më 8 maj denoncoi…!

I skeduar 3 vite më parë për mashtrim/ Ky është i infiltruari që futi në “kurth” Fredi Belerin, më 8 maj denoncoi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com