• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pushimet për hidratim në Botëror, kush fiton e kush humb nga kjo praktikë?

by A R
15/06/2026 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kupën e Botës ku temperaturat ekstreme në SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë detyruar organizatorët të vendosin pushime të detyrueshme për hidratim në minutën e 22-të të çdo pjese loje, futbolli po përballet me një ndryshim që duket i vogël në letër, por i madh në fushë: një ndalesë treminutëshe që ndërpret ritmin, emocionin dhe shpesh edhe rrjedhën e ndeshjes.

Në pamje të parë, masa është e thjeshtë: mbrojtje e shëndetit të lojtarëve në kushte të nxehta dhe lagështie ekstreme. Por në praktikë, ajo është kthyer në një pikë debati të fortë mes trajnerëve, lojtarëve dhe analistëve: a është kjo një masë shëndetësore apo një “pauzë komerciale” që ndryshon lojën?

Pushimi si mjet strategjik

Në disa ndeshje të hershme të turneut, është vënë re një model interesant. Pas pauzës së hidratimit, skuadrat që ishin në vështirësi shpesh janë rikthyer më të forta. Shembulli më i qartë erdhi në ndeshjen e Brazilit kundër Marokut, ku skuadra braziliane, fillimisht e ngadaltë dhe në disavantazh, barazoi shumë shpejt pas rifillimit të lojës.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, pranoi se ndërprerja i dha mundësi të ndryshonte qasje taktike dhe të komunikonte më qartë me lojtarët. Kjo e kthen pauzën në një mjet strategjik: jo vetëm pushim fizik, por edhe “mini-konsultim teknik”. Por jo të gjithë e shohin kështu.

“Pushimi i momentit”, kush humb ritmin

Emma Hayes e ka quajtur këtë fenomen “pushim i momentit”, duke theksuar se skuadrat që janë në kontroll të lojës shpesh humbasin vrullin pikërisht kur ndalesa ndërpret presionin e tyre.

Në futboll, ritmi është armë. Kur një ekip është duke dominuar, çdo ndërprerje mund të jetë një “pushim psikologjik” për kundërshtarin. Dhe në disa ndeshje të këtij turneu, kjo është parë qartë: skuadrat që po mbroheshin kanë përdorur pushimin për t’u riorganizuar dhe për të ndryshuar dinamikën e lojës menjëherë pas rifillimit.

Një shembull i tillë u pa me Holandën, të cilët humbën avantazhin ndaj Japonisë pas pushimit, duke lënë hapësirë për kundërshtarin të rikthehej në lojë.

Taktika: një armë e re për trajnerët

Nga ana tjetër, trajnerët e shohin këtë si një “timeout” të fshehur brenda futbollit. Mauricio Pochettino ka qenë kritik, duke thënë se pushimet janë të panevojshme kur kushtet nuk janë ekstreme. Ndërsa Luis de la Fuente mbron idenë, duke e konsideruar një masë të domosdoshme për shëndetin dhe freskimin e lojtarëve në temperatura të larta.

Në realitet, këto tre minuta i japin trajnerëve një mundësi që më parë nuk ekzistonte në futbollin tradicional: korrigjim i menjëhershëm i sistemit taktik, riorganizim i presingut, ose thjesht qetësim i skuadrës.

Fituesit e padukshëm: skuadrat që dinë të përshtaten

Disa skuadra kanë treguar aftësi të veçantë për të përfituar nga këto ndërprerje.Brazili prsh ka treguar se mund të rikthehet shpejt në lojë pas pushimeve, duke shfrytëzuar cilësitë individuale.

Kanadaja barazoi menjëherë pas një ndërprerjeje në pjesën e dytë, duke treguar se pushimi mund të shërbejë për një “rifillim”. Australia gjithashtu shënoi menjëherë pas pushimit në një fitore bindëse, duke treguar se disa skuadra e përdorin më mirë këtë ndërprerje se të tjerat.

Humbësit: momenti, emocionet dhe tifozët

Megjithatë, humbësi më i madh nuk është gjithmonë skuadra në fushë. Shpesh është vetë loja. Skuadrat që ndërtojnë presion gradual, që krijojnë raste me ritëm të lartë, humbasin avantazhin psikologjik kur loja ndalet papritur.

Në disa raste ekstreme, si ndeshja mes Gjermanisë e Curaçaos, pauza u bë moment kthesë ku kundërshtari humbi krejtësisht ritmin dhe ndeshja u shndërrua në një dominim të plotë nga njëra palë.

Debati më i madh: kujdes për shëndetin apo reklamë?

Kritikët si Ian Uright e shohin me dyshim këtë sistem, duke sugjeruar se mund të jetë edhe një mënyrë për të futur më shumë reklama në transmetim. Nga ana tjetër, disa e mbrojnë fort idenë, duke theksuar se në temperatura ekstreme, pushimi është i domosdoshëm për shëndetin e lojtarëve. Por edhe në stadiume me klimë të kontrolluar dhe çati të mbyllur, këto pauza vazhdojnë të aplikohen, gjë që e ushqen edhe më shumë debatin. /Marrë me shkurtime nga BBC/

Next Post
U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

September 16, 2026
Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com