• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

by E B
23/08/2026 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zjarr që shkatërroi një fabrikë jahtesh në Bosnje-Hercegovinë ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre edhe djalit minoren të ministrit të Kulturës të Kantonit të Sarajevës, Kenan Magoda. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet se lidhet me krimin e organizuar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin se kush e porositi sulmin.

Flakët përfshinë më 21 gusht fabrikën “Derubis Yachts” në qytetin e Vitezit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Bashkëpronarja e kompanisë, Lejla Kraljević, deklaroi menjëherë pas ngjarjes se ishte e bindur se bëhej fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, dyshim që u përforcua edhe nga hetimet e policisë.
Brenda pak ditësh, hetuesit identifikuan katër të dyshuar, mes tyre dy të mitur. Ministri Kenan Magoda konfirmoi se njëri prej tyre është djali i tij dhe tha se nuk do të kërkojë asnjë trajtim të veçantë.

“Nëse pretendimet e bëra sot rezultojnë të vërteta dhe nëse vërtetohet përgjegjësia e fëmijës tim, si baba do të kërkoj që ai të përballet me pasojat më të rënda që parashikon ligji”, shkroi Magoda.

Sipas mediave boshnjake një nga të arrestuarit ka pranuar se grupi ishte paguar për të kryer zjarrvënien nga Almedin Ćato, një person me precedentë të shumtë penalë. Sipas raportimit, ai njihet nga policia si person që rekruton të mitur për të kryer veprime kriminale. Megjithatë, motivi i sulmit ndaj fabrikës mbetet ende i paqartë.

Rasti ka marrë edhe përmasa politike, pasi vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të 4 tetorit në Bosnje-Hercegovinë. Opozita ka akuzuar partitë në pushtet, ndërsa kritika ndaj ministrit Magoda kanë ardhur edhe nga figura pranë koalicionit qeverisës. Mes tyre është edhe regjisori fitues i çmimit “Oscar”, Danis Tanović, i cili tha se sektori i kulturës në Kantonin e Sarajevës nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe dhe u bëri thirrje njerëzve të kulturës të ushtrojnë presion për mënyrën se si zgjidhet ministri i ardhshëm i Kulturës.

Next Post
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com