Mesditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur masivin pyjor në Milot.
Si pasojë e flakëve të mëdha në rrezik u vunë një shkollë dhe disa banesa.
Prej disa orësh zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, por shuarja e flakëve vështirësohet për shkak të terrenit malor.
Prej ditësh në vendin tonë janë përhapur zjarre nga të katër anët duke shkrumbuar masive të mëdha pyjore.
Ndërsa lajmi i mirë është se prej mbrëmjes së sotme temperaturat do të pësojnë ulje, duke sjellë për pasojë edhe shira në shumë pjesë të vendit./a.m.