• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

by A R
18/09/2026 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesi shqiptar po sheh tregje të tjera jashtë Shqipërisë për të investuar paratë, duke rritur në mënyrë të ndjeshme kapitalin që nxjerr jashtë vendit, në blerje asetesh apo zgjerim operacionesh.

Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku total i investimeve direkte të shqiptarëve jashtë kufijve kapi shifrën e 2 miliardë e 664 milionë eurove.

Brenda vetëm tre muajve të parë të 2026-s, kjo vlerë u rrit me mbi 110 milionë euro, ose rreth 4.3 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Harta e investimeve tregon për një rritje rekord gjatë viteve të fundit, si të stokut të grumbulluar ashtu edhe të fluksit.

Nëse në vitin 2023 fluksi i parave që linin vendin për investime ishte rreth 204 milionë euro, përgjatë vitit 2025 shkoi në shifrën rekord të 312 milionë eurove.

Ritmi ka vijuar i lartë edhe gjatë këtij viti, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2026, fluksi i investimeve të reja jashtë vendit ka arritur në 143 milionë euro.

Sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, nga viti 2010 deri në vitin 2014, fluksi vjetor i parave që dilnin jashtë vendit ishte i papërfillshëm dhe arrinte deri në 30 milionë euro dhe stoku në afro 400 milionë euro.

Në periudhën 2015 – 2019 fluksi arriti në 70 milionë dhe stoku në afro 900 milionë, ndërsa nga viti 2020 deri në vitin 2022 fluksi kaloi 80 milionë euro, ndërsa stoku në 1.4 miliardë.

Të dhënat janë tregues se prej të paktën 3 vitesh sipërmarrësit shqiptare po zgjedhim masivisht që paratë e tyre të mos i investojnë në ekonominë shqiptare, por në vende të tjera.

Kthesa ishte viti 2023, ku fluksi u rrit më shumë se dyfish brenda vitit, duke kapërcyer nga rreth 80 milionë euro në 204 milionë euro, çka e katapultoi stokun total në 1.85 miliardë euro në fund të vitit, duke i hapur rrugë shifrave rekord të periudhës 2024–2026.

Të dhënat dhe raportet e Bankës së Shqipërisë nuk tregojnë arsyet e ikjes së këtij fluksi të konsiderueshëm parash shqiptare jashtë vendit.

Por a është klima e biznesit dhe pasiguria e mjedisit ekonomik vendas që i bën sipërmarrësit shqiptarë të kërkojnë tregje më të sigurta dhe më të parashikueshme?

Apo, paqëndrueshmëria në sistemin gjyqësor, zvarritja e procesve nëpër gjykata, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal e tatimor, kontrollet e shpeshta nëpër biznese, konkurrenca e pandershme dhe informaliteti janë ato faktorë që krijojnë pasiguri në planifikimet afatgjata të biznesit shqiptar dhe i dekurajojnë kompanitë e konsoliduara që të zgjerohen më tej në tregun e brendshëm?

Analizat financiare ndërkombëtare tregojnë se nxjerra e flukseve të mëdha të parave do të thotë më pak investime në tregun e brendshëm, më pak përfitime nga taksat, më pak vende pune dhe zhvillim më të ngadaltë ekonomik.

Biznesi po nxjerr mbi 300 milionë euro në vit jashtë Shqipërisë dhe stoku i kapitalit prej mbi 2.6 miliardë eurosh, është më shumë se ¼ e buxhetit të vendit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se destinacionet kryesore të këtij kapitali mbeten vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe shtete të Bashkimit Europian si Italia, Greqia apo Austria, ku sipërmarrësit shqiptarë po pozicionohen fort në blerjen e pasurive të paluajtshme, rrjetet tregtare dhe sektorin e hotelerisë.

Next Post
Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së për krime të mundshme lufte në Iran -

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së për krime të mundshme lufte në Iran -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com