• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së për krime të mundshme lufte në Iran –

by Java News
18/09/2026 16:03
Shtëpia e Bardhë hedh poshtë raportin e OKB-së për krime të mundshme lufte në Iran -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë një raport të një misioni të pavarur faktmbledhës të Kombet e Bashkuara, i cili tha se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte gjatë dy sulmeve ajrore në Iran.

Misioni i Pavarur Ndërkombëtar Faktmbledhës për Iranin tha në një raport të publikuar më 17 shtator se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se forcat amerikane kishin kryer krim lufte gjatë sulmeve ndaj një shkolle në Minab dhe ndaj një objekti sportiv në Lamerd më 28 shkurt.

Sipas misionit, në dy sulmet u vranë të paktën 178 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Sulmi në Minab goditi Shkollën Fillore Shajareh Tayyebeh dhe vrau më shumë se 150 persona, përfshirë rreth 120 nxënës.

Një sulm i ndarë ndaj një kompleksi sportiv dhe zonës së banuar përreth në Lamerd vrau 22 civilë.

Në një përgjigje të ashpër me shkrim ndaj raportit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, i hodhi poshtë gjetjet.

“E vetmja palë në këtë konflikt që ka kryer krime lufte është regjimi iranian, i cili ka vrarë mijëra njerëz të vet, ka vrarë amerikanë jashtë vendit, ka kryer akte terrorizmi në Ngushticën e Hormuzit dhe ka kryer sulme pa dallim ndaj fqinjëve të tij në rajon”, tha ajo.

Kelly tha po ashtu se Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut “nuk ka bërë asgjë për të drejtat e njeriut, teksa për dekada ka thënë broçkulla joserioze”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se operacionet ushtarake kryhen në përputhje me ligjin për konflikt të armatosur dhe se po zhvillohet një hetim.

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit dhe Irani u kundërpërgjigj duke kryer sulme në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme.

Raporti pritet t’i prezantohet zyrtarisht Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që ka 47 anëtarë, në Gjenevë më 21 shtator.

Misioni po ashtu tha se ka dyshime të arsyeshme për të besuar se autoritetet iraniane kryen krime kundër njerëzimit gjatë shtypjes së protestave mbarëkombëtare në dhjetor 2025 dhe janar 2026. Ai përmendi vrasje të paligjshme, ndalime arbitrare, torturë dhe akte të tjera çnjerëzore të kryera si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik ndaj civilëve.

Next Post
Kim Kardashian në spital, gjendja shëndetësore i kujton sëmundjen fatale të babait

Kim Kardashian në spital, gjendja shëndetësore i kujton sëmundjen fatale të babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In