• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

by A R
18/09/2026 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave Petrit Malaj zhvilluan një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, ku u prezantua “Pasqyra e Çmimeve”, platforma e re digjitale që synon të rrisë transparencën dhe t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë çmimet e produkteve.

Platforma pritet të nisë së shpejti në një fazë pilot. Ajo do të mbledhë të dhëna për çmimet reale të produkteve në pikat e shitjes, duke përfshirë TVSH-në, njësinë matëse, barkodin, adresat e dyqaneve dhe, sipas standardeve që do të përcaktohen, edhe informacionin nëse një produkt është apo jo në stok.

Gjatë takimit, kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e supermarketeve dhe furnitorëve për vendosjen në funksion të platformës, duke theksuar se qëllimi nuk është përcaktimi i çmimeve apo kufizimi i fitimeve, por krijimi i një tregu më transparent për konsumatorin.

“Eksperiencat që janë analizuar tregojnë që supermarketet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me qeveritë e caktuara”, u shpreh Rama.

Më tej, shefi i qeverisë tha se vetëm një nga aktorët e pranishëm ishte përgjigjur deri në atë moment, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve të përfshihen në proces.

“Vetëm një aktor këtu i pranishëm u përgjigj, të tjerët u zhdukën. Besoj jeni të vetëdijshëm që po fitoni më shumë se sa e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina e as Amerika e ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues.”

Rama kërkoi që supermarketet të angazhohen konkretisht në fazën e parë të projektit, duke dorëzuar të dhënat për produktet dhe pikat e shitjes.

“Të angazhohemi bashkarisht, jo në parim, por konkretisht! Ju të formoni rrjetin e pikave tuaja të shitjes, për të marrë pjesë në një fazë të parë pilot dhe të niset transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhen me kategoritë e kësaj faze, me bar cod, me njësi matëse. Kështu, produktet të jenë të krahasueshme. Të ekspozohet lista e plotë e të gjitha dyqaneve dhe adresave. Platforma të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë qartë çmimin normal.”

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përditësimit të të dhënave, në mënyrë që qytetarët të kenë një informacion sa më të saktë për çmimet dhe disponueshmërinë e produkteve.

“Të përcaktohet një standard se sa shpejt ndryshojnë çmimet dhe të përcaktohet nëse platforma të tregojë edhe kur produkti nuk do të jetë në stok. Për qytetarin, ka ardhur koha të jetë shumë e thjeshtë, të shikojë, të krahasojë dhe të zgjedhë. Jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i nxjerr rruga dhe të mos ketë një pasqyrë konkurrence. Do ju lutesha të binim dakord për këto gjëra, askush nuk po thotë që do përcaktojmë çmimet apo se ju nuk do nxirrni fitime, por ka ardhur momenti ta shikojmë njëri-tjetrin në sy”, deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri iu drejtua furnitorëve duke kërkuar që fitimet të mos rëndojnë më tej mbi konsumatorët.

“Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!”, u tha ai furnitorëve, duke paralajmëruar se nëse “i ngarkojnë qytetarët, do t’i hapin punë vetes”.

Rama theksoi se fokusi i kësaj nisme janë produktet jetike për konsumatorët, dhe jo produkte si deodorantët.

Ndërsa ministri i Financave, Petrit Malaj, shpjegoi se përmes analizës së të dhënave qeveria synon të kuptojë më qartë mënyrën se si formohet çmimi, nga prodhuesi ose importuesi deri te konsumatori.

“Ne duam të kuptojmë marzhet që krijohen në zinxhirin e formimit të çmimit, që nga momenti i prodhimit deri te konsumatori i fundit, apo nga importi deri te konsumatori i fundit. Në radhë të parë duam të kuptojmë marzhet ku ne mund të ndërhyjmë me politikat tona fiskale, që të lehtësojmë sadopak barrën për konsumatorin.”

Malaj shtoi se analiza do të ndihmojë edhe në identifikimin e sektorëve që përbëjnë zinxhirin e çmimit dhe në vlerësimin nëse marzhet janë të arsyeshme apo abuzive.

“Nga ana tjetër duam të kuptojmë cilët janë sektorët që formojnë zinxhirin dhe nëse marzhet janë abuzuese. Duke bërë një analizë të marzheve, edhe vetë ne kemi një informacion më të thelluar dhe të qartë.”

Next Post
Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuara në 10 vitet e fundit: Përfshihet kilometrazhi dhe…

September 18, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat

September 18, 2026
Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

Alket Rizai ka hyrë në Shqipëri? Policia e Shtetit: Nuk kemi informacion zyrtar…

September 18, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Top Poll: Zhgënjim i madh i shqiptarëve nga Gjykata e Hagës

September 18, 2026
Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

Ish-ambasadori Bosch: Specialja nuk duhej të ekzistonte, vendimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së skandaloz

September 18, 2026
Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

Ministria pezullon tenderin e Hemodializës! Audit pas shkarkimit të administratores së OSHISH

September 18, 2026
‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

‘Krizë’ në Izrael, vendi përballet me mungesë trupash dhe pajisjesh ushtarake

September 18, 2026
Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

Kina synon të konsolidojë pozicionin e saj në krye të inovacionit biomjekësor

September 18, 2026
Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

Kriza energjetike, Macron thërret G7: Diskutohet çlirimi i rezervave strategjike

September 18, 2026
Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com