• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarri në tregun sezonal në Durrës, PL: Ishte jashtë kushteve të sigurisë, Prokuroria të hetojë zyrtarët që shkelën ligjin

by E S
01/07/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështim i shtetit dhe braktisje e qytetarëve nga institucionet që duhet t’u garantojnë pronën dhe sigurinë publike.

Kështu e cilëson Partia e Lirisë shkak-pasojën e asaj që ndodhi të dielën në tregun sezonal industrial në lagjen nr. 3, Plazh, në Durrës, ku u dëmtuan nga zjarri të paktën 35 stenda tregtarësh.

Ishte anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ajo që me një deklaratë denoncoi sot braktisjen e qytetarëve nga institucionet. Për PL, ky zjarr nuk është aksidental, por produkt i një propagande shtetërore.

“Tregu i Durrësit nuk plotësonte kushtet minimale të sigurisë teknike, kjo është pohuar edhe nga vetë autoritetet, por është vërtetuar mbi të gjitha nga zjarri që e shkrumboi për pak minuta askush nuk mbajti përgjegjësi askush nuk mori masa parandaluese”, tha Ibraj mes të tjerash.

Në cilësinë e anëtares së Këshillit Bashkiak, ajo kërkoi hetime nga organet ligjzbatuese të ngjarjes dhe zbardhjen e përgjegjësive të zyrtarëve që nuk kanë respektuar ligjin, kanë firmosur apo abuzuar me detyrën duke lejuar që të ndodhte kjo situatë.

Zjarri ra ditën e diel (29 qershor) te tregu i hapur në Durrës, në sektorin ‘Hekurudha’, por u shua shpejt falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, por dëmet materiale ishin të konsiderueshme. Tregtarët arritën që të largonin mallin në kohë, kurse shkaku nga hetimet paraprake dyshohet një shkëndije elektrike në çatinë e një prej stendave (dyqaneve) të tregtarëve sezonalë në këtë treg.

Next Post
Po gjykohet për korrupsion në Shqipëri, por Mediu ‘qan’ hallin e Kinës dhe Koresë së Veriut: Janë kërcënim për Europën

Po gjykohet për korrupsion në Shqipëri, por Mediu 'qan' hallin e Kinës dhe Koresë së Veriut: Janë kërcënim për Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com