Një zjarr ka përfshirë zonën e Zadrimës, ndërsa flakët janë afruar pranë aksit Lezhë-Shkodër.
Tymi i krijuar nga zjarri ka ulur ndjeshëm dukshmërinë në aksin rrugor, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, disa vatra zjarri janë shfaqur në të dyja anët e aksit rrugor, ndërsa dyshohet se flakët kanë nisur nga djegia e tokave dhe mbetjeve bujqësore.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.











